Opozitarët në Parlamentin Evropian: Integrimi kërkon reforma reale

Facebook
WhatsApp

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi së bashku me deputetët Agron Gjekmarkaj dhe Jorida Tabaku ishin në Parlamentin Evropian në Strasburg, ku zhvilluan një takim edhe me Kryetarin e Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, David McAllister.

Ata ndodhen në Strasburg, ku në seancën plenare të Parlamentit Europian pritet të diskutohet dhe miratohet raporti për Shqipërinë. Në kuadër të kësaj vizite zyrtare, deputetët demokrat janë takuar më Kryetarin e Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, David McAallister.

Ata shprehen se integrimi europian kërkon reforma reale, institucione të forta, zgjedhje të lira e të ndershme, dhe luftë pa kompromis ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. 

Postimi:

Parlamenti Europian, Strasburg.Me mikun e Shqipërisë, Kryetarin e Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, David McAllister, një nga mbështetësit më të palëkundur të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Së bashku me kolegët Jorida Tabaku dhe Agron Gjekmarkaj po ndjekim diskutimet për Shqipërinë në Parlamentin Europian. E falenderuam Kryetarin McAllister për misionin faktmbledhës në Tiranë dhe raportin e Komisionit të Jashtëm mbi situatën në Shqipëri, ku ndërkohë që shprehet vullneti i palëkundur për të mbështetur integrimin, evidentohen qartë problemet dhe çështjet që Shqipëria duhet të adresojë.
Siç thuhet edhe në raportin e Parlamentit Europian, integrimi kërkon reforma reale, institucione të forta, zgjedhje të lira e të ndershme, dhe luftë pa kompromis ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick