Braçe akuza Shehajt: Oligark përmes gjakut, drogës dhe spekulimit

Facebook
WhatsApp

Përplasjet mes deputetit socialist Erion Braçe dhe Agron Shehajt, kreut të Partisë Mundësia, kanë një histori disa vjeçare, me debate që kanë kaluar nga komisionet parlamentare në seancat plenare dhe që datojnë që nga viti 2017.

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka bërë një reagim të ashpër ndaj Agron Shehajt, edhe pse nuk e përmend me emër.

Sipas tij, Shehaj ka lëshuar patronazhistët e tij prej dy ditësh, për ta sulmuar me komente.

Braçe ndërkohë, ka ngritur disa akuza të rënda ndaj Shehajt, duke thënë se është bërë oligark përmes gjakut, drogës dhe spekullimit.

“Patronazhistët e oligarkut në sulm!

E prisja, ka dy dite qe e ben;

Jo vetem ndaj meje por ndaj cilitdo te gjalli qe komenton ketu.

Shihini;

Jane pa fytyre, pa emra, pa postime, me fare pak ndjekes apo te ndjekur prej tyre. Nuk ekzistojnë!

Jane robotet e kellires me te madhe qe ka politika sot;

Është oligarku i vetëm në politikë që paguan patronazhistë në territor e patronazhistë në rrjet.

Nese ate ne territor i ka bandite te dhunshem, keta ne rrjet i ka eunuke te dukshem;

Jam marre une me keta. Edhe me kete oligarkun jam marre.

Parate qe e bene te tille, oligark, jane ne tre cikle;

Cikli i pare i parave te tij vjen era gjak. Jane mundi e sakrifica e djemve e vajzave te shfrytezuar barbarisht ketu, ne infrastrukturat e tij. Ka fituar pafund ai prej tyre, por te shfrytezuarit nuk marrin as sac marrin mesuesit sot si rroge; ai nuk i paguan asgje ketij vendi, transferon jashte parate e gjakut te te shfrytezuave ketu.

Cikli i dyte i parave te tij, vjen era miell, eshte ai mielli i ndyre qe masakron e vret djem e vajza edhe ketu; jane kusherinj te tij ata qe kane bere drogen ne Gjermani e qe ketu ishin punonjes politik te tij.

Cikli i trete i parave te tij, kane eren e spekullimit, shitje blerje fiktive, fryrje fiktivisht te vlerave, pasuri qe zmadhohet prej tyre.

Ja kam dorezuar heret une letrat e tyre agjencive te kesaj qeverie; ja bejne muuu; nuk e kam kuptuar kurre pse e kane falur. Si thoni? Pse e kane falur?”, thotë Braçe në reagimin e tij.

Përplasjet mes deputetit socialist Erion Braçe dhe Agron Shehajt, kreut të Partisë Mundësia, kanë një histori disa vjeçare, me debate që kanë kaluar nga komisionet parlamentare në seancat plenare. Një nga përplasjet e para të forta ndodhi në nëntor 2017, kur Braçe drejtonte Komisionin e Ekonomisë dhe Shehaj ishte deputet i Partisë Demokratike.

Shkak u bë diskutimi për buxhetin e organeve të Vettingut, ku Shehaj kundërshtoi mënyrën e zhvillimit të debatit dhe kërkoi më shumë kohë për të folur, ndërsa Braçe ia ndërpreu fjalën, duke argumentuar se ndërhyrja e tij ishte koment dhe jo pyetje. Debati u përshkallëzua në replika personale dhe Shehaj iu afrua tavolinës së kryetarit të komisionit, duke detyruar Gardën të ndërhynte për të qetësuar situatën.

Në dhjetor 2025, dy politikanët u përplasën sërish në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, këtë herë për të drejtën e Shehajt për të marrë fjalën. Debati nisi kur kryetarja e komisionit, Milva Ekonomi, i kujtoi se ishte anëtar zëvendësues dhe se duhej të prisnin anëtarët e përhershëm; Shehaj e kundërshtoi këtë mënyrë organizimi, duke e cilësuar komisionin si një strukturë që po bëhej qesharake.

Braçe ndërhyri në debat dhe i kërkoi Shehajt të mos fyente anëtarët, ndërsa ky i fundit iu përgjigj që të qetësohej, duke e përshkallëzuar sërish shkëmbimin e replikave.

Përplasja më e ashpër në seancë plenare ndodhi më 16 prill 2026, kur Shehaj e quajti Braçen “hajdut të vogël”, gjatë debatit për korrupsionin dhe përgjegjësinë politike. Braçe reagoi duke pretenduar se Shehaj e kishte përdorur më parë të njëjtën akuzë dhe më pas i kishte kërkuar falje, gjë që Shehaj e mohoi.

Në debat ndërhyri edhe kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili akuzoi Shehajn për gjobëvënie ndaj një biznesmeni dhe për çështjen e të dhënave të Partisë Demokratike; këto ishin akuza të bëra gjatë përplasjes politike, jo përfundime që duhen trajtuar si fakte të provuara.

Më 8 tetor, Shehaj e përfshiu Braçen në debatin për reformën territoriale, duke vënë në pikëpyetje nëse kundërshtimet e deputetit socialist ndaj qëndrimit të mazhorancës do të reflektoheshin edhe në votimin përfundimtar.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick