Ilir Meta: Do kërkoj 100 dëshmitarë të tjerë përveç atyre të SPAK! 

Facebook
WhatsApp

Ish-presidenti ka reaguar në lidhje me gjyqin që po zhvillohet ndaj tij dhe bashkëshortes Monika Kryemadhi. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shprehet se mirëpret 100 dëshmitarët e thirrur nga SPAK, ndërsa bën të ditur se ai do të kërkojë dëshminë e rreth 100 personave të tjerë, përfshirë diplomatë dhe zyrtarë amerikanë.

Ai thekson se ftesë të veçantë do të ketë për të gjithë aksionerët dhe drejtorët e DIA-s së Uashingtonit, si edhe për drejtuesit e McKeon Group, përfshi edhe avokatin greko-amerikan Fidetzis.

“Koha e deduksioneve mbaroi, gati për të bërë hetimet që nuk ndodhën për 8 vjet! Mirëpresim rreth 100 dëshmitarët e thirrur nga Prokuroria e Posaçme dhe veçanërisht tre super-kallëzuesit.

Edhe ne do të kërkojmë rreth 100 dëshmitarë të tjerë, nga të cilët rreth 40 shtetas të huaj, kryesisht qytetarë, diplomatë dhe zyrtarë amerikanë, përfshirë të gjithë përfaqësuesit e kompanive lobuese që kanë bërë kontrata me LSI.

Ftesë të veçantë do të ketë për të gjithë aksionerët dhe drejtorët e DIA-s së Uashingtonit, si edhe për drejtuesit e McKeon Group, përfshi edhe avokatin greko-amerikan Fidetzis”, shkruan Meta.

Presidenti i Partisë së Lirisë shkruan se edhe  Charles McGonigal do ti drejtohen disa pyetje me anë të letërporosive.

“Për shkak të pamundësisë së Charles McGonigal për t’u paraqitur personalisht në gjykatë, i cili po bën burg në SHBA për Edi Ramën dhe po vuan për dëmin katastrofik që u bëri marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, do t’i drejtojmë edhe atij përmes gjykatës një sërë pyetjesh përmes letërporosive”, shkruan Meta.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick