Ngjarja vjen vetëm pak ditë pasi dy vajza humbën jetën në plazhin e Tales në Lezhë, duke rikthyer shqetësimet për sigurinë në zonat bregdetare gjatë sezonit turistik.
Një ngjarje e rëndë ka tronditur plazhin e Durrësit këtë të diel, ku një 11-vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë teksa po lahej në vend. Sipas njoftimit zyrtat, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:35, në lagjen nr. 13 të qytetit bregdetar. Dyshohet se i mituri është mbytur aksidentalisht gjatë kohës që ishte në ujë.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje dhe incidenti tragjik, si për përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes.
Njoftimi zyrtar i policise:
“Durrës\informacion paraprak: Rreth orës 10:35, në lagjen nr. 13, Durrës, gjatë kohës që po lahej në det, dyshohet se është mbytur aksidentalisht një 11-vjeçar, banues në Tiranë. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e shkakut të mbytjes”.
Ngjarja ka tronditur pushuesit dhe familjarët e të miturit, ndërsa pritet që në orët në vijim të ketë më shumë detaje nga hetimet. Ngjarja vjen vetëm pak ditë pasi dy vajza humbën jetën në plazhin e Tales në Lezhë, duke rikthyer shqetësimet për sigurinë në zonat bregdetare gjatë sezonit turistik.









