Zbardhen arsyet e vëllavrasjes në Kavajë mbrëmjen e djeshme

Facebook
WhatsApp

76-vjeçari Muhamet Rreshka, njëherazi kryeplak i fshatit u konfliktua me vëllain e tij më të vogël në lidhje me kalimin në një rrugë që kalonte pranë tokës së tij.

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Agonas të Kavajës, ku si pasojë e një konflikti mes dy vëllezërve ka humbur jetën njëri prej tyre, 74-vjeçarin Eqerem Rreshka.

Sipas burimeve, viktima kishte qënë në tokën e tij për të marrë dengje bari me zetor ku pas kthimit në shtëpi ishte takuar me vëllain e tij të madh. 76-vjeçari Muhamet Rreshka i ka thënë vëllait të tij që të mos kalonte në atë rrugë sërish ndërsa ky i fundit e kishte shtyrë me zetor.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 20:30, ku pas këtij konflikti verbal, 76- vjeçari ka nxjerrë thikën dhe ka gjuajtur vëllain e tij duke e lënë të plagosur. Pas kësaj, është bërë transpotimi i menjëhershëm i tij në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por për shkak të plagëve të marra nuk arriti të mbijetojë dhe humbi jetë në spital.

Autori pas ngjarjes ka shprehur pendesë në lidhje me krimin, teksa mësohet se ushtronte detyrën e kryeplakut të fshatit.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick