Baba për herë të dytë, Erion Veliaj lë përkohësisht qelinë

Facebook
WhatsApp

Mësohet se ditën e sotme, Veliajt i është aprovuar leja e posaçme nga SPAK për të dalë nga burgu dhe për të shkuar në maternitet, ku e shoqja Ajola Xoxa ka lindur. 

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është bërë për herë të dytë baba i një djali. Kryetarit të Bashkisë i është aprovuar nga Prokuroria e Posaçme eja dhe momentalisht është duke udhëtuar drejt maternitetit Koço Gliozheni, ku do të vizitojë beben dhe bashkëshorten.

Mësohet se Veliaj ka mbërritur tashmë në maternitet, ndërsa leja e siguruar nga Prokuroria e Posaçme ka një afat prej 48 orësh. Nuk është vendosur ende nëse Veliaj do të qendrojë në maternitet edhe gjatë natës.

Avokati i Veliajt ka bërë publike dhe një reagim ku thuhet: Familja dëshiron që ky moment të mbetet një gëzim familjar privat. Me këtë rast, shpreh mirënjohjen e saj më të thellë për përkujdesjen, profesionalizmin dhe ndihmën e vyer të profesorit Orion Glozheni.

Veliaj ndodhet në burg që prej 10 shkurtit të vitit 2025. Prokuroria e Posaçme ka ngritur një sërë akuzash ndaj tij, duke përfshirë korrupsion pasiv në disa raste, pastrim parash, mosdeklarim të pasurisë, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të ndaluara në burg.

Sipas SPAK, shumica e akuzave lidhen me marrje të përfitimeve të paligjshme në 9 raste, ku kompanitë e përfshira kanë përfituar leje ndërtimi dhe fonde publike nga Bashkia Tiranë, në këmbim të favoreve monetare dhe pasurive të paluajtshme.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick