Protestë edhe para Kuvendit:“Rama n’kosh, Berisha n’kosh’!

Facebook
WhatsApp

Me pankarta, parulla dhe thirrje kundër qeverisë, protestuesit u mblodhën para Parlamentit gjatë zhvillimit të seancës plenare. Protesta u shoqërua me tensione, hedhje vezësh drejt Kuvendit dhe përpjekje për të çarë kordonin e policinë me një kazan plehrash.

Protesta e zhvilluar këtë të martë para Kuvendit të Shqipërisë është shoqëruar me tensione, ndërsa protestuesit kanë hedhur vezë në drejtim të godinës së Parlamentit, ku po zhvillohej seanca plenare.

Me qindra qytetarë u grumbulluan përpara Kuvendit duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë së tij. Pavarësisht temperaturave të larta, protestuesit vijuan tubimin me pankarta dhe thirrje kundër mazhorancës dhe Kuvendit.

“Poshtë diktatura!”, “Parlament i krimit!”, “Parlament analfabet!” dhe “Anuloni ligjet!”, ishin disa nga thirrjet që u dëgjuan gjatë protestës.

Protestuesit iu përgjigjën edhe deklaratës së bërë disa ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, i cili iu drejtua protestuesve me shprehjen “Fck you!”. Nën ritmet e këngës së njohur të grupit Queen, “We Will Rock You”, ata brohoritën në kor: “Rama, Rama, fck you!”.

Mes parullave të mbajtura në protestë u panë edhe mesazhe si “Shqipëria kërkon revolucion”, “F*ck you Parlamenti”, si dhe “Rama në burg, Berisha në burg”, duke shprehur pakënaqësi si ndaj qeverisë, ashtu edhe ndaj klasës politike në tërësi.

Disa protestues kanë vendosur një kazan plehrash pranë derës së Kuvendit. Veprimi është shoqëruar me thirrje: “Këtu e keni vendin!”. Po ashtu protestuesit u dëgjuan duke hedhur thirrje kundër kryeministrit Rama dhe kreut të PD, Sali Berisha: “Rama n’kosh, Berisha n’kosh”.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick