Video\Katër orë përplasje midis protestuesve dhe policisë në Tiranë

Facebook
WhatsApp

Aktivisti Andi Tepelena u bëri thirrje faktorëve ndërkombëtarë që të reagojnë lidhur me situatën e krijuar gjatë protestës së zhvilluar para Kuvendit, ku u regjistruan përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Tensione të reja u regjistruan para godinës së Kuvendit, pasi një grup protestuesish u ulën këmbëkryq në rrugë për të penguar daljen e deputetëve dhe ministrave nga Parlamenti pas përfundimit të seancës plenare. Policia ndërhyri për të zhbllokuar rrugën dhe për të mundësuar daljen e automjeteve të deputetëve nga ambientet e Kuvendit.

Gjatë ndërhyrjes, efektivët përdorën sprej lotsjellës, ndërsa disa persona u shoqëruan në polici. Një pjesë e protestuesve u kundërpërgjigjën duke hedhur sende në drejtim të forcave të rendit, ndërsa Policia vijoi përdorimin e sprejit lotsjellës për të larguar turmën nga perimetri i sigurisë.

Situata mbeti e tensionuar për disa minuta, ndërsa në zonë vijojnë të jenë të pranishme forca të shumta policore.
Ndërkaq një grup protestuesish kaluan nga hedhja e vezëve dhe miellit në përplasje me forcat e rendit dhe akte vandalizmi. Në shënjestër u vu një automjet i Policisë së Shtetit.

Sipas pamjeve nga vendngjarja, protestuesit fillimisht e goditën mjetin me gurë, ndërsa më pas përdorën gardhe metalike, duke i përplasur disa herë mbi automjet dhe duke i shkaktuar dëmtime, përfshirë thyerjen e xhamave.

Pas përshkallëzimit të situatës, forcat e policisë ndërhynë për të larguar personat e përfshirë në incident dhe për të rikthyer kontrollin në zonë. Gjatë operacionit u shoqëruan disa protestues, ndërsa efektivët vijuan veprimet për identifikimin e personave të përfshirë në dëmtimin e automjetit.

Aktivisti Andi Tepelena u bëri thirrje faktorëve ndërkombëtarë që të reagojnë lidhur me situatën e krijuar gjatë protestës së zhvilluar para Kuvendit, ku u regjistruan përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Në një prononcim për mediat pas incidenteve, Tepelena kërkoi ndërhyrjen e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të partnerëve ndërkombëtarë, duke i lidhur thirrjet e tij me ndërhyrjen e policisë gjatë protestës.

“Janë dhunuar në mënyrë të tmerrshme. I bëj thirrje ambasadës amerikane se ka shumë shqiptar me nënshtetësi amerikane që të ndërhyjë urgjent. Duhet ndërhyrja ndërkombëtare për t’i vënë fre këtij regjimi gjakatar. Balla është bandit që ka bërë thirrje policisë që të ushtrojë dhunë ndaj qytetarë paqësorë. Ata ministrat se donin të hanin bukë, urdhëruan policinë që të ndërhynin ndaj nesh. Ai është llumi i shoqërisë shqiptare.

Ka ardhur koha që të ikin. Ne jemi qytetarët më paqësorë të këtij vendi, pro evropianë dhe pro perëndimorë. Që në ditët e para të protestës kemi treguar qytetari. Balla është një legen që do të provojë dhunën për të na nxjerrë si antiamerikan, si agjentë të Iranit. Është provokator i rëndomtë. Iu bëj thirrje protestuesve që të jenë të shumtë në numër. Nuk ka kthim pas.”, tha ai.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick