Video\Rama me atlete të bardha në samit, Rutte ia tregon Trump

Facebook
WhatsApp

U shndërrua në një objekt humori por nuk arriti të tërheqë vëmendjen e presidentit amerikan Donald Trump.

Kryeminstri Edi Rama ishte i vetmi lider që në samitin e NATO-s në Ankara u shfaq me atlete të bardha ndërsa gjithë të tjerët ishin me këpucë të zeza. Kjo nuk është hera e parë që kreu i qeverisë vishet me këtë stil në një ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare. Megjithatë, këtë herë vëmendja që dukej se synonte të tërhiqte nuk u konkretizua.

Në pamjet e publikuara gjatë fotos familjare të liderve, Rama tenton të afrohet pranë Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, një përpjekje për të rënë në sy.

Pikërisht në këtë momente, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte i bën me shenjë Trump që të shohë atletet e bardha të Ramës, por reagimi i presidentit amerikan është befasues. Trump e injoron totalisht Ramën. Ndërsa Rutte thjesht qesh me këtë episod.

Nga ana e tij Presidenti amerikan hodhi një vështrim, pa e ditur se për çfarë bëhej fjalë. Më pas shfaqet tepër i ftohtë dhe indiferent. Ndërsa për liderët e tjerë, Rama u shndërrua në një objekt humori.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick