Disa persona udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara me viza turistike me synimin për të lindur atje dhe përdorin programin Medicaid për të mbuluar kostot e kujdesit shëndetësor. Sipas autoriteteve amerikane, këto shpenzime përfundojnë te taksapaguesit amerikanë, ndërsa personat që përdorin vizat turistike në këtë mënyrë mund të përballen me probleme në rinovimin e tyre në të ardhmen.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar një njoftim për qytetarët shqiptarë lidhur me përdorimin e vizave turistike për udhëtime drejt SHBA-së me qëllim lindjen dhe përfitimin e shërbimeve mjekësore të financuara nga programet publike.
Në njoftim, ambasada thekson se disa persona udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara me viza turistike me synimin për të lindur atje dhe përdorin programin Medicaid për të mbuluar kostot e kujdesit shëndetësor.
Sipas autoriteteve amerikane, këto shpenzime përfundojnë te taksapaguesit amerikanë, ndërsa personat që përdorin vizat turistike në këtë mënyrë mund të përballen me probleme në rinovimin e tyre në të ardhmen.
“Shumë prindër shqiptarë me viza turistike udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara me qëllim për të lindur atje dhe përdorin programin Medicaid për të mbuluar kujdesin mjekësor. Këto shpenzime u kalojnë taksapaguesve amerikanë dhe ata prindër mund të mos kenë të drejtë t’i rinovojnë vizat e tyre në të ardhmen”, thuhet në mesazhin e Ambasadës Amerikane.
Ambasada ka rikujtuar se viza turistike duhet të përdoret vetëm për qëllimet e deklaruara dhe se aplikantët duhet të japin informacion të saktë gjatë procesit të aplikimit.
Autoritetet amerikane kanë theksuar se shkelja e kushteve të vizës mund të ndikojë në mundësinë për të udhëtuar apo për të marrë viza të reja në të ardhmen.









