Rama premton kthesë për mandatin e katërt, ja dy dokumentet

Facebook
WhatsApp

Kreu i qeverisë theksoi se mësimi i parë që kanë marrë nga protesta është që faktet nuk mjaftojnë më, dhe bulevardi i flamingove s’duhet parë si protestë, por si pasqyrë që shoqëria i vuri përpara qeverisë.

Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama është paraqitur me dy dokumete në mbledhjen e grupit duke u shprehur se mishërojnë reflektim mbi protestën.

Sipas tij këto dokumente, i pari është kthesa që duhet të garantojë mandati i katërt dhe i dyti aneks për mbështetjen që duhet të japë partia. Rama tha se protestat e flamingove nuk ishin një sulm ndaj arritjeve të tri mandateve të para, por tregues i pritshmërive më të larta që qytetarët kanë.

Kreu i qeverisë theksoi se mësimi i parë që kanë marrë nga protesta është që faktet nuk mjaftojnë më, dhe bulevardi i flamingove s’duhet parë si protestë, por si pasqyrë që shoqëria i vuri përpara qeverisë.

“Kam sjellë sot me vete dhe dy dokumente. Janë dy dokumente që mishërojnë reflektimin tim përpara pasqyrës së bulevardit të flamingove dhe janë të hapura për t’u lexuar, ndryshuar që ta përmbushin sa më mirë qëllimin e tyre. I pari është dokument strategjik për kthesën që duhet të garantojë mandati i katërt në qeverisje. I dyti është një aneks sesi PS duhet ta mbështesë kthesën e mandatit të katërt.

Në përmbajtjen e saj gjendet kuptimi më i gabuar i fazës së re ku ka hyrë Shqipëria. Atyre që dolën në bulevard gjatë qershorit dhe atyre që kanë protestuar në heshtje e me zë, kudo, jo vetëm 6 qershorit por qysh pas zgjedhjeve. Ju nuk jeni mosmirënjohës, por matës i ri i standardeve tona. Ata që votuan për ne në qershor, dolën dhe u bashkuan me të tjerët edhe kur protesta drejtohej kundër meje sepse forca e saj përthithëse ishte më imponuese për ta sesa figura ime. Ata të administratës dolën edhe ata me të tjerët sepse Shqipëria e re që ne kemi ndërtuar nuk jeton me hijen e së vjetrës, ku njerëzit flakeshin nga puna e shtetit pse shkonin në një takim tonin në opozitë”, u shpreh tha Rama.

Pas transmetimit të një videoje të cilën e quajti si reflektim për bulevardin e flamingove, kryeministri Rama solli para grupit të PS dy dokumente. Ai tha se i pari është kthesa që duhet të garantojë mandati i katërt dhe i dyti aneks për mbështetjen që duhet të japë partia.

“Sot dua t’ju flas për çfarë pamë dhe dëgjuam gjatë muajit qershor kur bulevardi u mbush nga njerëz nga të gjitha rrugët e jetës, kategoritë shoqërore, moshat dhe kur një shpend i rrallë, i bukur dhe i brishtë u bë simbol i vëmendjes më të madhe që Shqipëria ka përjetuar ndonjëherë. Kam sjellë sot me vete dhe dy dokumente. Janë dy dokumente që mishërojnë reflektimin tim përpara pasqyrës së bulevardit të flamingove dhe janë të hapura për t’u lexuar, ndryshuar që ta përmbushin sa më mirë qëllimin e tyre. I pari është dokument strategjik për kthesën që duhet të garantojë mandati i katërt në qeverisje. I dyti është një aneks sesi PS duhet ta mbështesë kthesën e mandatit të katërt”, u shpreh Rama.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick