Plagosi me thikë kushëririn 71-vjeçar, arrestohet autori në Lushnjë 

Facebook
WhatsApp

Izet Ymeri, i cili goditi me mjet prerës kushëririn e tij, Faslli Ymeri, 71 vjeç, pas një sherri për motive të dobëta. I plagosuri u transportua fillimisht për ndihmë mjekësore dhe më pas në Spitalin e Traumës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Një 60-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lushnjës, pasi plagosi me thikë kushëririn e tij pas një konflikti të ndodhur në lagjen “Loni Dhamo”. Në pranga ra Izet Ymeri, i cili goditi me mjet prerës kushëririn e tij, Faslli Ymeri, 71 vjeç, pas një sherri për motive të dobëta.

I plagosuri u transportua fillimisht për ndihmë mjekësore dhe më pas në Spitalin e Traumës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë ndërhynë menjëherë pas ngjarjes, duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar. Gjatë veprimeve hetimore u sekuestrua edhe thika që dyshohet se u përdor në plagosje.

“Ditën e djeshme, në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, ky shtetas dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) kushëririn e tij, shtetasin F. Y., 71 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, 71-vjeçari u transportua në spitalin e Traumës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar, si dhe sekuestrimi i mjetit prerës (thikë) të përdorur gjatë ngjarjes”, njofton policia.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick