Kryedemokrati u shpreh se tre masat janë vendosja e minimumit jetik 200 euro për çdo shqiptar, heqja ose uljen e TVSH-së në 6% për produktet ushqimore dhe dyfishimin e pagave e pensioneve. Sipas liderit të opozitës, këto masa do të ndihmojnë në zbutjen e kostos së jetesës për qytetarët.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se rritja e çmimeve ka vështirësuar dhe varfëruar shqiptarët. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, Kryedemokrati prezantoi edhe planin me tre masa të PD-së për përballimin e situatës. Berisha u shpreh se tre masat janë vendosja e minimumit jetik 200 euro për çdo shqiptar, heqja ose uljen e TVSH-së në 6% për produktet ushqimore dhe dyfishimin e pagave e pensioneve. Sipas Liderit të opozitës, këto masa do të ndihmojnë në zbutjen e kostos së jetesës për qytetarët.
Pjesë nga bashkëbisedimi:
Dejona Ruka: Doktor, çmimet janë rritur aq shumë dhe nuk po ia dalim dot të mbyllim muajin. Po blejmë gjithnjë e më pak produkte ushqimore. A keni ju ndonjë plan konkret se si ta zbusni këtë inflacion të çmimeve? Po ndonjë plan konkret për rritjen e pagave në përgjithësi?
Sali Berisha: Faleminderit për pyetjen Dejona. Pa diskutim që dara e varfërisë në këtë vend shtrëngohet para së gjithash nga rritja e madhe disproporcionale e çmimeve në raport me rrogat. Rritje kjo, e cila ka si shkak themelor narko-euron dhe narko-shtetin. Por rritje kjo, për të cilën Partia Demokratike ka një përgjigje flakë për flakë për neutralizimin dhe zbutjen e saj.
Së pari, vendosja e minimumit jetik 200 euro për çdo shqiptar. Së dyti, heqja e TVSH-së ose zbritja e saj në 6% në të gjitha produktet ushqimore. Së treti, dyfishimi i rrogave dhe pensioneve me një politikë agresive të rritjes së tyre. Unë kam besim se me këto tre masa, kjo darë që shtrëngohet çdo muaj e më shumë në fytin e shqiptarëve, do mund të bllokohet dhe të lirohet.
Berisha u ndal te reforma territoriale, duke deklaruar se PD paraqiti një projekt alternativ. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga procesi dhe miratoi raportin e qeverisë në kundërshtim me procedurat, duke e akuzuar njëkohësisht se ai është përfaqësues i kartelave më të rrezikshëm të drogës në Evropë.
Kreu i opozitës vazhdoi fjalimin e tij duke u bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestë deri në largimin e kryeministrit, teksa theksoi se me këtë të fundit nuk ka reformë. Sipas tij qindra qytetarë nga i gjithë vendi, kishin shprehur dëshirën që PD të marrë pjesë në komisionin e reformës territoriale, gjë që u zbatua nga ana e tyre.









