Rama sulmon protestuesit: “Flamingot”, shembull i dezinformimit

Facebook
WhatsApp

Kreu i qeverisë tha se raste të tilla tregojnë mënyrën se si mund të krijohen përçarje në shoqëri dhe të shfrytëzohen nga aktorë të huaj, veçanërisht në një periudhë kur Shqipëria po afrohet me procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në konferencën “Përballja me Manipulimin e Informacionit dhe Ndërhyrjen e Huaj: Shqipëria dhe Konteksti i Zgjerimit”, organizuar nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme.

Gjatës fjalës së tij, Rama tha sot manipulimi udhëton me shpejtësinë e algoritmit dhe shtoi se nuk duhet më një ushtri për të destabilizuar një vend. Sipas Ramës, raste të tilla tregojnë mënyrën se si mund të krijohen përçarje në shoqëri dhe të shfrytëzohen nga aktorë të huaj, veçanërisht në një periudhë kur Shqipëria po afrohet me procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Duhet të jeni informuar për të ashtuquajturën revolucion i flamingove. Është një shembull i jashtëzakonshëm i një çarje që edhe krijuar, që u bë një mënyrë për të hyrë armiqtë tanë. Ecim me vendosmëri drejt fazës së anëtarësimit në BE, është me rëndësi të forcojmë rezistencën ndaj sulmeve hibride. Sa më afër shkon një vend drejt BE, aq më shumë rreken aktorët e huaj, për të hyrë tinëzisht brenda dhe për të sulmuar. Ne jemi pararojë, kemi përjetuar sulme hibride dhe fushata. Duhet të mësojmë shpejt dhe të përshtatemi shpejt”, tha Rama.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick