Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e cilësoi aktin si një moment historik që vërteton marrëdhëniet e shkëlqyera dhe besimin e Uashingtonit ndaj Tiranës. Nga krahu i opozitës, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, shprehu mbështetje parimore për investimet në fushën e sigurisë, por ngriti akuza të ashpra mbi procedurën e ndjekur nga qeveria.
Kuvendi ka miratuar kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ushtarake nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me vlerë 302 milionë dollarë.
Marrëveshja e huasë synon modernizimin e Forcave të Armatosura dhe rritjen e sigurisë kombëtare, u miratua me 75 vota pro.
Marrëveshja, e sjellë nga qeveria të premten, parashikon një hua në shumën 302 milionë dollarë amerikanë, e cila do të përdoret për nevojat e Forcave të Armatosura dhe forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit.
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i cili njoftoi për futjen e marrëveshjes në rendin e ditës për miratim me procedurë të përshpejtuar, theksoi se çdo deputet që dëshiron të njihet me deklaratën e konfidencialitetit të marrëveshjes duhet fillimisht ta firmosë atë dhe më pas mund të ketë akses në përmbajtjen e saj.
Diskutimet mbi këtë marrëveshje ka shkaktuar përplasje në sallën e parlamentit mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe atyre të opozitës.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e cilësoi aktin si një moment historik që vërteton marrëdhëniet e shkëlqyera dhe besimin e Uashingtonit ndaj Tiranës. Ai theksoi se siguria dhe mbrojtja mbeten prioritete strategjike për qeverinë.
Balla rikonfirmoi gjithashtu angazhimin e shtuar të Shqipërisë për të arritur objektivat e reja buxhetore të mbrojtjes në kuadër të NATO-s.
“Është dëshmi konkrete e besimit të SHBA-ve ndaj Shqipërisë. Shqipëria ka një angazhim të shtuar në rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen. Shqipëria mbështet objektivin e ri për të arritur objektivin 5% të NATO-s”, u shpreh Balla.
Nga krahu i opozitës, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, shprehu mbështetje parimore për investimet në fushën e sigurisë, por ngriti akuza të ashpra mbi procedurën e ndjekur nga qeveria.
Bardhi deklaroi se opozita nuk është njohur me dokumentin e marrëveshjes, duke e konsideruar këtë praktikë si një shkelje të pastër të Kushtetutës.
Ai akuzoi kryeministrin Rama se ka dështuar prej vitesh të përmbushë detyrimet ndaj NATO-s (duke e mbajtur buxhetin e mbrojtjes nën 2%) dhe argumentoi se kjo marrëveshje është një përpjekje e nxituar për të rikuperuar besueshmërinë e cenuar të vendit në arenën ndërkombëtare.
“Marrëveshja është e mirëpritur sepse Shqipërisë i duhen investime të tilla, por reagimi i qeverisë është i vonuar,” theksoi Bardhi gjatë fjalës së tij.
Pritet që debatet t’i lënë vendin vendimmarrjes gjatë seancës së pasdites. Votimi për miratimin e kësaj marrëveshjeje dypalëshe është planifikuar të mbahet sot në orën 15:00.
Financimi do të përdoret ekskluzivisht për modernizimin e ushtrisë, pajisje dhe shërbime sipas standardeve të larta të NATO-s.
Shqipëria ka në dispozicion 48 muaj për të aktivizuar fondet dhe një afat prej 12 vitesh për shlyerjen e tyre.
Çdo disburism dhe përdorim fondesh do të miratohet paraprakisht nga Agjencia Amerikane e Mbrojtjes.









