Spanjë\Protestat kundër turizmit degradojnë në dhunë ekstreme

Facebook
WhatsApp

Mbi 25.000 protestues dolën në rrugët e Marjokas, duke u shprehur se ishulli nuk mund të përballojë më shumë pushues. Gjatë përleshjeve, efektivët e policisë përdorën shkopinjtë e gomës ndaj turmës, ndërsa protestuesit e zemëruar kapërcyen barrierat, duke detyruar policinë të kundërpërgjigjej.

Protestat kundër turistëve në Spanjë kanë degjeneruar në dhunë gjatë natës së kaluar, ku policia e armatosur është përleshur me demonstruesit e pakontrolluar në Majorka.

Më shumë se 25.000 protestues dolën në rrugë duke u shprehur se ishulli nuk mund të përballojë më shumë pushues. Gjatë përleshjeve, efektivët e policisë përdorën shkopinjtë e gomës ndaj turmës, ndërsa protestuesit e zemëruar kapërcyen barrierat, duke detyruar policinë të kundërpërgjigjej.

Autoritetet përdorën gjithashtu plumba gome për të shpërndarë turmën pasi protestuesit qëlluan me shishe në drejtim të forcave të rendit.

Si pasojë e kaosit, shtatë persona mbetën të plagosur, dy prej tyre rëndë, përfshirë një protestues që pësoi një çarje të madhe në kokë. Demonstruesit mbanin pankarta me mbishkrime si “turistë shkoni në shtëpi”, “shpëtoni Majorkën” dhe “më pak turizëm, më shumë jetë”, organizuar nga grupi i fushatës “Menys Turisme, Mes Vida”.

Grupi ka publikuar edhe një manual veprimi kundër “turistifikimit”, ku bëhet thirrje për veprime ndaj agjencive imobiliare, hoteleve dhe bllokim të kutive të çelësave për qiratë e pushimeve.

https://www.facebook.com/reel/1579232070466404

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick