Evropa ngrihet kundër Infantinos, në tavolinë bojkoti i Botërorit

Facebook
WhatsApp

Pak ditë më parë, FIFA konfirmoi se Infantino synon të krijojë një kompani të re tregtare, të vlerësuar në rreth 20 miliardë dollarë, duke nxjerrë në shitje mbi 20% të aksioneve të saj për të siguruar rreth 4.2 miliardë dollarë kapital privat.

Përplasja mes UEFA-s dhe FIFA-s ka hyrë në fazën më të tensionuar të viteve të fundit. Sipas Sky News, disa federata evropiane po shqyrtojnë mundësinë e bojkotimit të Kupës së Botës nëse presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, vazhdon me planin për të shitur një pjesë të aktiviteteve tregtare të organizatës investitorëve privatë.

Sipas burimeve të televizionit britanik, vendet anëtare të UEFA-s do të zhvillojnë këtë javë një mbledhje urgjente virtuale për të koordinuar qëndrimin e tyre kundër projektit të FIFA-s.

Pak ditë më parë, FIFA konfirmoi se Infantino synon të krijojë një kompani të re tregtare, të vlerësuar në rreth 20 miliardë dollarë, duke nxjerrë në shitje mbi 20% të aksioneve të saj për të siguruar rreth 4.2 miliardë dollarë kapital privat.

Sipas raportimit, Federata Angleze e Futbollit nuk ishte informuar paraprakisht për planin, ndërsa FIFA nuk e diskutoi këtë strategji gjatë takimeve me federatat kombëtare në Nju Jork, në prag të finales së Kupës së Botës për Klube.

Mënyra se si është menaxhuar iniciativa ka shtuar pakënaqësinë në radhët e UEFA-s, e cila e konsideron projektin një vijë të kuqe për qeverisjen e futbollit.

Në një deklaratë të ashpër, UEFA theksoi se “kjo kalon një kufi që institucionet drejtuese të futbollit nuk duhet ta kalojnë kurrë”, duke shtuar se “shpirti dhe qeverisja e futbollit nuk janë asete për t’u tregtuar, sidomos pa transparencë se kush përfiton financiarisht. Askush nuk është pronar i futbollit. FIFA nuk ka të drejtë ta shesë atë.”

Sipas Sky News, disa federata evropiane janë të gatshme të përdorin mjetin më ekstrem të presionit politik dhe sportiv: bojkotimin e Kupës së Botës nëse Infantino nuk tërhiqet nga projekti.

Botërori i ardhshëm i FIFA-s është ai i femrave, që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Brazil.

Ky nuk do të ishte precedenti i parë. Në vitin 2021, FIFA u detyrua të braktiste planin për organizimin e Kupës së Botës çdo dy vjet, pasi presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, paralajmëroi se kombëtaret evropiane nuk do të merrnin pjesë.

Nëse kërcënimi për bojkot materializohet, përballja mes UEFA-s dhe FIFA-s mund të shndërrohet në krizën më të madhe institucionale të futbollit ndërkombëtar në dekadat e fundit.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick