PD do hetim ndërkombëtar për Ermal Beqirin: Hetim edhe si agjent

Facebook
WhatsApp

Sipas PD-së, Beqiri nuk duhet të përballet me drejtësinë vetëm për afera korruptive apo cenim të të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë, por duhet të i nënshtrohet një hetimi të thelluar edhe si agjent ndërkombëtar. Kjo kërkesë vjen pas dyshimeve të autoriteteve franceze lidhur me fluturimin e tij mbi një central të energjisë bërthamore në kuota më të ulëta se norma e lejuar.

Partia Demokratike ka reaguar sot lidhur me arrestimin në Francë të Ermal Beqirit, i cilësuar nga opozita si një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Kryeministrit Edi Rama në AKSHI.

Në një deklaratë për mediat, nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, kërkoi zgjerimin e hetimeve përtej kufijve kombëtarë.

Sipas PD-së, Beqiri nuk duhet të përballet me drejtësinë vetëm për afera korruptive apo cenim të të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë, por duhet të i nënshtrohet një hetimi të thelluar edhe si agjent ndërkombëtar.

Kjo kërkesë vjen pas dyshimeve të autoriteteve franceze lidhur me fluturimin e tij mbi një central të energjisë bërthamore në kuota më të ulëta se norma e lejuar.

Gjatë fjalës së tij, Këlliçi publikoi detaje rreth kompanisë “Fly Solution” të regjistruar në Slloveni dhe aseteve të saj, duke përfshirë dy avionë privatë.

PD ngriti akuza ndaj SPAK-ut për mosveprim dhe mungesë bashkëpunimi me autoritetet sllovene për sekuestrimin e këtyre aseteve, duke pretenduar se kjo i ka mundësuar Beqirit lëvizjen e lirë me mjete private.

Në përmbyllje të deklaratës, PD theksoi se çështja merr përmasa kritike për shkak të statusit të Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s.

“Dyshimi i Forcave Ajrore franceze se fluturimi i tij mbi një central të energjisë bërthamore, në kuota më të ulëta se sa lejohet, nuk mund të jetë një gabim.

Edi Rama e ka dëshmuar prirjen dhe shijen e sëmurë dhe të theksuar për kartelet, ish-shefat e shërbimeve sekrete me të kaluar të dyshimtë, kryeagjentët që tradhtojnë vendet e tyre, si miku i tij i ngushtë Charles McGonigal.

Fakti që Ermal Beqiri është një agjent i Edi Ramës fillimisht, dhe ky i fundit është kryeministër i një vendi të NATO-s, e bën çështjen dhe hetimin edhe më emergjent, edhe më të rëndësishëm”, u shpreh Këlliçi.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick