Shkodër/Shkrumbohet banesa, vdesin nëna dhe dy fëmijët e mitur

Facebook
WhatsApp

Nëna kishte shkuar bashkë me dy fëmijët në shtëpinë e prindërve të saj në fshatin Domen për ta pastruar, kur banesa u përfshi nga flakët.

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Postribë, ku një nënë dhe dy fëmijët e saj kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu një banesë në fshatin Domen.

Pas disa minutash kërkime, ekipet e emergjencës gjetën trupat e pajetë të tre viktimave në banesën e shkrumbuar nga flakët. Fillimisht ishte konfirmuar vdekja e njërit prej fëmijëve, ndërsa më pas u gjetën edhe nëna dhe fëmija tjetër.

Sipas informacioneve paraprake, familja jeton në fshatin Golem dhe ishte kthyer nga Gjermania më 15 korrik. Nëna kishte shkuar bashkë me dy fëmijët në shtëpinë e prindërve të saj në fshatin Domen për ta pastruar, kur banesa u përfshi nga flakët.

Mësohet se nëna është Bleona Çelaj 24 vjeç, ndërsa fëmijët një vjeç e gjysmë dhe 3 vjeç.

Banesa ndodhet në një zonë të thellë malore, rreth 30 minuta në këmbë nga rruga ku mund të mbërrijnë automjetet. Terreni i vështirë dhe njoftimi i vonuar e bënë të pamundur ndërhyrjen në kohë të forcave zjarrfikëse. Kur ekipet mbërritën në vendngjarje, banesa ishte shkrumbuar pothuajse tërësisht.

Policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit dhe rrethanat e plota të kësaj tragjedie, e cila ka tronditur komunitetin e Postribës.

“Rreth orës 13:10, në fshatin Domen, Shkodër, ka rënë zjarr dhe është djegur banesa në pronësi të shtetasit B. Ç. Shërbimet e Policisë dhe punonjësit e shërbimit zjarrfikës, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje.

Nga veprimet e para dyshohet se, si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasja B. Ç., 24 vjeçe, dhe dy fëmijë të mitur, përkatësisht 3 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick