Burime bëjnë me dije se në ditët në vijim pritet të përzgjidhen drejtuesit e rinj të departamenteve në Policinë e Shtetit, duke formalizuar ndryshimet në strukturat drejtuese të institucionit.
Largohet nga Departamenti i Policisë Kriminale Neritan Nallbati. Kjo për shkak se i ka mbaruar mandati si kreu i këtij departamenti. Ai është emëruar në Akademinë e Sigurisë.
Ndryshime ka patur dhe në Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Kreu i këtij departamenti Pëllumb Seferi gjithashtu është transferuar në Akademinë e Policisë. Burime bëjnë me dije se në ditët në vijim pritet të përzgjidhen drejtuesit e rinj të departamenteve në Policinë e Shtetit, duke formalizuar ndryshimet në strukturat drejtuese të institucionit.
Në vend të Pëllumb Seferit është komanduar Artan Bajraktari, kurse në vend të Neritan Nallbatit është komanduar Arjan Muça.









