Përplasja për Aeroportin e Vlorës, Pacolli: Do shkoj në arbitrazh

Facebook
WhatsApp

Pacolli deklaroi se MABCO ka investuar mbi 320 milionë euro në projekt dhe kishte përmbushur pothuajse të gjitha detyrimet kontraktore, duke qenë në fazën përfundimtare të certifikimit të aeroportit. Megjithatë, sipas tij, zhvillimet e mëvonshme kanë bllokuar vijimin e punimeve.

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar pas njoftimit të Ministrisë së Infrastrukturës për nisjen e procedurave për zgjidhjen e kontratës së koncesionit të Aeroportit të Vlorës, duke deklaruar se kompania MABCO Constructions SA nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar nga autoritetet shqiptare.

Pacolli e cilësoi të papranueshme që një investim strategjik të komunikohet përmes mediave dhe jo në rrugë institucionale. Ai paralajmëroi se, nëse vendimi zyrtarizohet, Shqipëria rrezikon të përballet me një arbitrazh ndërkombëtar.

Sipas tij, kompania ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të gjetur një zgjidhje përmes dialogut institucional, por këto përpjekje janë penguar nga mungesa e komunikimit dhe veprimet e institucioneve shtetërore.

Pacolli deklaroi se MABCO ka investuar mbi 320 milionë euro në projekt dhe kishte përmbushur pothuajse të gjitha detyrimet kontraktore, duke qenë në fazën përfundimtare të certifikimit të aeroportit. Megjithatë, sipas tij, zhvillimet e mëvonshme kanë bllokuar vijimin e punimeve.

Ai pretendon se, pas vendimeve gjyqësore, kompania është penguar të hyjë në kantier, ndërsa një pjesë e pajisjeve janë dëmtuar ose zhdukur. Sipas Pacollit, është paradoksale që pengesat për përfundimin e projektit të përdoren më pas si argument për prishjen e kontratës.

Në reagimin e tij, biznesmeni thekson se situata bie ndesh me detyrimet kontraktore dhe marrëveshjet ndërkombëtare për mbrojtjen e investimeve. Ai shton se, nëse procedura për zgjidhjen e kontratës vazhdon, kompania do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore për mbrojtjen e interesave të saj, përfshirë arbitrazhin ndërkombëtar ndaj Republikës së Shqipërisë.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick