Largohet Evis Sala? Ministria e Shëndetësisë sqaron të vërtetën

Facebook
WhatsApp

Sipas pretendimeve, ministrja e cila mori “bekimin” e kryeministrit Edi Rama për të drejtuar dikasterin e Shëndetësisë në shtator të vitit të kaluar, kishte dorëzuar dorëheqjen por nuk jepeshin detaje mbi arsyet që mund ta kishin çuar mjeken e njohur drejt një vendimi të tillë.

Që prej mëngjesit të sotën, në rrjetet sociale kanë qarkulluar aludime se ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, ka paraqitur dorëheqjen nga detyra.

Sipas pretendimeve të publikuara online, thuhej se ministrja e cila mori “bekimin” e kryeministrit Edi Rama për të drejtuar dikasterin e Shëndetësisë në shtator të vitit të kaluar, kishte dorëzuar dorëheqjen. Megjithatë, nuk jepeshin detaje mbi arsyet që mund ta kishin çuar mjeken e njohur të karrierës drejt një vendimi të tillë.

Por këto aludime janë përgënjeshtruar nga vetë Ministria e Shëndetësisë. Në një reagim për Newsbomb.al, këshilltarja e ministres, Albana Qehajaj, ka sqaruar zyrtarisht se Evis Sala vijon të jetë në krye të detyrës, duke i dhënë fund spekulimeve të përhapura gjatë ditës.

“Ministrja Sala është në krye të detyrës”, tha ajo shkurtimisht.

Evis Sala u emërua ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në shtator të vitit të kaluar. E diplomuar në Universitetin e Tiranës, ajo ka ndërtuar një karrierë ndërkombëtare në disa prej institucioneve më prestigjioze në botë, mes tyre Universiteti i Kembrixhit, Memorial Sloan Kettering Cancer Center në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Policlinico Gemelli në Romë.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick