Aksident fatal në Greqi, humbin jetën dy shqiptarë (nënë e bir)

Facebook
WhatsApp

Aksidenti ndodhi ndodhi rreth orës 07:30 në aksin rrugor Amfipoli–Drama nga përplasja e makinës ku udhëtonin viktimat me një kamion. Shqiptarët humbën jetën në vendngjarje, teksa i plagosur ka mbetur shoferi grek.

Një aksident i rëndë rrugor me pasoja fatale ka ndodhur mëngjesin e së premtes në Greqi, ku kanë humbur jetën dy shtetas shqiptarë.

Sipas mediave greke, aksidenti ndodhi rreth orës 07:30 në aksin rrugor Amfipoli–Drama, pranë zonës së Paleokomit, në rajonin e Serres.

Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se, për shkaqe që ende nuk janë zbardhur, automjeti me të cilin udhëtonin viktimat është përplasur me një kamion.

Si pasojë e përplasjes së fortë, humbën jetën një nënë 43-vjeçare dhe djali i saj 24-vjeçar, të dy shtetas shqiptarë. Trupat e pajetë janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Serres për procedurat e mëtejshme.

Në aksident mbeti i lënduar edhe drejtuesi 57-vjeçar i kamionit, i cili u transportua për mjekim në Spitalin e Përgjithshëm të Dramas. Deri më tani nuk dihet shkalla e plagëve që ai ka pësuar.

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit tragjik.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick