(Video) Devoll\ Ariu hyn dhe shkakton dëme në objektin e shenjtë

Facebook
WhatsApp

Kafsha e egër ka shkatërruar orendi dhe objekte të ndryshme brenda godinës. Incidenti ka shkaktuar shqetësim të madh te banorët, të cilët kanë raportuar praninë e ariut dhe dëmet e shkaktuara.

Një ari ka hyrë në ndërtesën e shenjtë në fshatin Dobërgorë të Bashkisë Devoll, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Objekti njihet si simbol i bashkëjetesës fetare mes të krishterëve dhe myslimanëve në zonë.

Sipas banorëve të fshatit, kafsha e egër ka shkatërruar orendi dhe objekte të ndryshme brenda godinës. Incidenti ka shkaktuar shqetësim të madh te banorët, të cilët kanë raportuar praninë e ariut dhe dëmet e shkaktuara.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet kompetente për riparimin e dëmeve dhe për marrjen e masave parandaluese.

Ata theksojnë se prania e kafshëve të egra pranë zonave të banuara është kthyer në një problem në rritje, që kërkon vëmendje dhe zgjidhje të qëndrueshme.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick