Përkundrazi nga sa dyshohej fillimisht për ndonjë larje hesapesh apo përplasje mes grupesh, hetimet e para tregojnë se bëhet fjalë për një zënkë të momentit. Të tre të burgosurit gëzonin marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin dhe konsideroheshin shokë brenda ambientit të vuajtjes së dënimit.
Një konflikt mes disa të burgosurve është regjistruar në burgun e sigurisë së lartë në Fier, në ambientet e dhomës së ajrimit. Përplasja ka përfunduar me plagosjen e dy të burgosurve, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Fierit.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se gjatë konfliktit të burgosurit janë goditur me mjete të improvizuara, ndërsa ndër mjetet e përdorura raportohet se kanë qenë edhe brisqe rroje.
Pas nisjes së sherrit, forcat e sigurisë së institucionit kanë ndërhyrë për neutralizimin e situatës dhe kanë rikthyer të burgosurit në qelitë e tyre.
Dy të plagosurit janë transportuar në spital, ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas burimeve spitalore, gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se tre personat e përfshirë në këtë incident janë shtetasit Denis Bajri, Aldo Gjini dhe Jurgen Zotaj.
Përkundrazi nga sa dyshohej fillimisht për ndonjë larje hesapesh apo përplasje mes grupesh, hetimet e para tregojnë se bëhet fjalë për një zënkë të momentit.
Të tre të burgosurit gëzonin marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin dhe konsideroheshin shokë brenda ambientit të vuajtjes së dënimit.
Ndërkohë, grupi hetimor dhe drejtoria e institucionit të vuajtjes së dënimit pritet të këqyrin pamjet e kamerave të sigurisë për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes, mënyrën se si siguruar mjetet e prerëse dhe rolin e secilit prej tyre në konflikt.









