Kjo nuk është hera e parë që këngëtari i famshëm gjendet përballë një situate të tillë. Më herët, ekzaktësisht më 8 qershor 2022, i është vënë tritoli një dyqani rrobash dhe lokalit të tij, fatmirësisht pa të lënduar.
Policia e Durrësit ka nisur hetimet dhe po punon intensivisht për identifikimin e kapjen e autorëve, pasi në orët e para të mëngjesit të sotëm është gjetur një sasi lënde e dyshuar eksplozive në një biznes në zonën e Plazhit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 13 në Plazh, Durrës. Mësohet se sasia e vogël e lëndës plasëse është gjetur e pashpërthyer pranë derës së hyrjes së një dyqani në pronësi të këngëtarit Rigels Rajku (Noizy).
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për të kryer veprimet procedurale.
Aktualisht po këqyren pamjet e kamerave të sigurisë në zonën rrethuese dhe po mblidhen provat materiale me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorit apo autorëve të dyshuar.
Kjo nuk është hera e parë që këngëtari i famshëm gjendet përballë një situate të tillë. Më herët, ekzaktësisht më 8 qershor 2022, i është vënë tritoli një dyqani rrobash dhe lokalit të tij, fatmirësisht pa të lënduar.
Incidente këto, pas përplasjeve të tij (edhe fizike) me reperin Kleviol Ahmeti ose Cllevio Serbiano. Sa i takon ngjarjes së para 4 viteve, Prokuroria e Posaçme vijon hetimet, ndërsa deri më tani është zbuluar se tritoli u vendos me urdhër të Laert Haxhiut.
Ky i fundit (shok me Cllevio-n), rezulton i akuzuar për një sërë veprash penale dhe është dënuar me burg përjetë për atë që njihet si Masakra e Lushnjës, ngjarje e ndodhur në 2017-ën.
Për të dhënë deklarime, në SPAK janë paraqitur Noizy, babai i tij dhe Cllevio.









