Bënë për spital 23-vjeçaren në Shkodër, autorët ende në arrati

Facebook
WhatsApp

Pas dhunës, 23-vjeçarja është dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku po merr trajtim mjekësor dhe ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha. Policia po punon për zbardhjen e motiveve dhe kapjen e autorëve.

Një 23-vjeçare ka përfunduar në spital pasi është dhunuar fizikisht në banesën e saj në Shkodër, mbrëmjen e së dielës.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 22:20 në lagjen “Xhabije”. Sipas të dhënave paraprake të policisë, dy persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë hyrë në banesën e të resë, me inicialet O. N., dhe më pas e kanë sulmuar fizikisht.

Pas dhunës, 23-vjeçarja është dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku po merr trajtim mjekësor dhe ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 22:20, në lagjen “Xhabije”, dyshohet se 2 shtetas të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetases O. N., 23 vjeçe, dhe e kanë dhunuar fizikisht. Shtetasja O. N., ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick