Sipas informacioneve paraprake, në mesin e të plagosurve janë një nënë dhe dy vajzat e saj, të cilat udhëtonin në njërin prej automjeteve, si edhe drejtuesi i mjetit tjetër.
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Levan-Tepelenë, pranë fshatit Rromës.
Dy automjete tip “Mercedes” janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa si pasojë e përplasjes së fortë kanë mbetur të plagosur katër persona.
Sipas informacioneve paraprake, në mesin e të plagosurve janë një nënë dhe dy vajzat e saj, të cilat udhëtonin në njërin prej automjeteve, si edhe drejtuesi i mjetit tjetër.
Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur autoambulancat, të cilat kanë transportuar të plagosurit drejt Spitalit Rajonal të Fierit. Ata ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ka mbërritur edhe Policia, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e aksidentit.
Ndërkohë, po punohet për normalizimin e qarkullimit në këtë aks rrugor.









