Lushnje\ Dy aksidente fatale në pak kohë, 3 të vdekur!

Facebook
WhatsApp

Mirela Hasko dhe Florije Xhepa, vdiqën pasi automjeti me të cilin po udhëtonin përfundoi në kanal. Rreth 2 orë me herët, një 82-vjeçar duke drejtuar automjetin në aksin Çermë-Divjakë, ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me një shtyllë.

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy grave ka ndodhur pasditen e sotme në Çukas të Lushnjës.

Mirela Hasko dhe Florije Xhepa kanë mbetur viktima të këtij aksidenti pasi automjeti me të cilin po udhëtonin, ka përfunduar në kanal.

Dyshohet se Hasko dhe Xhepa, që të dyja rreth 50-vjeçe të jenë mbytur nga sasia e ujit në kanal.

Shkaqet që shkaktuan aksidentin fatal janë ende të paqarta ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur grupi hetimor e shërbime të emergjencës.

Autoritetet përkatëse po punojnë për zbardhjen e plotë të dinamikës së rastit.

Rreth 2 orë me herët, një 82-vjeçar duke drejtuar automjetin në aksin Çermë-Divjakë, ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me një shtyllë.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi H. D. është transportuar në spital, ku më pas ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick