Pesë orë mbledhje, ja diskutimet dhe porositë e Ramës për vartësit

Facebook
WhatsApp

Kryeministri ka kërkuar të diskutohet se si duhet të përmirësohet marrëdhënia mes ministrit, drejtuesit politik të qarkut, deputetit dhe drejtuesve të administratës në territor. Po ashtu Rama ka kërkuar që Partia Socialiste të përzgjedhë emra “shumë të pastër” dhe pranë komunitetit për zgjedhjet e ardhshme vendore.

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një mbledhje maratonë me drejtuesit e 12 qarqeve dhe kryetarët e komisioneve të PS. Diskutimi i parë është përqendruar te dokumenti “Besa”, teksa të pranishmit kanë paraqitur sugjerimet e tyre mbi këtë dokument.

Më pas, Rama e ka zhvendosur diskutimin te mënyra se si duhet të funksionojë raporti mes strukturave politike të PS-së dhe administratës.Kryeministri ka kërkuar mendimin e pjesëmarrësve për rolin që duhet të ketë secili ministër, drejtues politik, deputet dhe drejtor në nivel rajonal.

Në thelb, Rama ka kërkuar të diskutohet se si duhet të përmirësohet marrëdhënia mes ministrit, drejtuesit politik të qarkut, deputetit dhe drejtuesve të administratës në territor. Po ashtu Rama ka kërkuar që Partia Socialiste të përzgjedhë emra “shumë të pastër” dhe pranë komunitetit për zgjedhjet e ardhshme vendore.

Në Pogradec nuk janë thirrur vetëm drejtuesit e strukturave politike të qarqeve, por edhe kryetarët socialistë të komisioneve parlamentare, ndërsa takimet zhvillohen në prag të nisjes së sezonit të ri politik.

Mbledhja vjen gjithashtu ndërsa PS hyn në fazën e përgatitjeve politike që do ta çojnë drejt zgjedhjeve vendore të vitit 2027. Megjithatë, nga detajet e bëra publike deri tani nuk rezulton se Rama ka komunikuar vendime konkrete për reformën territoriale, kandidatët vendorë apo ndryshime në administratë.

Takimet në Pogradec nuk mbyllen me mbledhjen e së dielës. Axhenda vijon të hënën, ndërsa në ditët e para të shtatorit Rama pritet të mbledhë edhe Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Asambleja merr rëndësi edhe për shkak se ky forum është përdorur më parë nga Rama për të komunikuar ndryshime politike dhe qeveritare. Deri tani, megjithatë, nuk ka një njoftim zyrtar që takimet e Pogradecit do të prodhojnë ndryshime në kabinet.

Sipas agjendës jozyrtare, takimi do të vijojë edhe ditën e nesërme me ministrat e kabinetit. Socialistët kanë nisur kështu sezonin e ri politik. Në ditët e para të shtatorit pritet që Partia Socialiste të mbledhë edhe Asamblenë.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick