Dy aksidente të rënda në pak orë, dy viktima në Lezhë e Krujë

Facebook
WhatsApp

Dy aksidente të rënda rrugore janë shënuar mbrëmjen e sotme në veri të vendit, duke i marrë jetën një 12-vjeçari në Lezhë dhe një 62-vjeçari në Krujë. Në të dyja ngjarjet, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Një 12-vjeçar ka humbur jetën në një aksident të rëndë në aksin rrugor që lidh Fishtën me superstradën Lezhë–Shkodër. I mituri po lëvizte me monopatinë kur u përplas nga një automjet tip “Audi”.

Përplasja ka qenë e fortë dhe, pas goditjes, automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. 12-vjeçari u transportua me urgjencë drejt spitalit, por plagët e marra rezultuan fatale dhe ai humbi jetën gjatë rrugës.

Në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë, të cilat nisën hetimet për të rindërtuar dinamikën e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet e përplasjes. Drejtuesi i “Audit” është shoqëruar nga Policia, ndërsa hetimet vijojnë.

Një tjetër aksident fatal është shënuar rreth orës 16:40 në aksin rrugor “Borizanë–Thumanë”, në Krujë. Sipas Policisë, shtetasi V. L., rreth 62 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili ka dalë nga rruga.

62-vjeçari u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, por ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra. Grupi hetimor po vijon veprimet për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e saktë të aksidentit.

Dy ngjarjet rikthejnë në vëmendje pasojat tragjike të aksidenteve rrugore, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar përgjegjësitë dhe dinamikën e plotë të tyre.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick