I mori rrjedha e Drinit, shpëtohen 4 familjarë, vdes 7-vjeçarja

Facebook
WhatsApp

Trupi i pajetë i vajzës së vogël u gjet paraditen e sotme pas disa orësh kërkimesh.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjoricë të Bulqizës, ku një vajzë rreth 7 vjeç dyshohet se është marrë nga rrjedha e lumit Drin dhe kërkimet për gjetjen e saj vijojnë.

Pesë persona, të gjithë të afërm me njëri-tjetrin, kishin hyrë për t’u larë në lumë pasditen e djeshme. Gjatë kohës që ndodheshin në ujë, dyshohet se niveli i Drinit është rritur pas hapjes së portave të hidrocentralit në Dibër të Madhe, duke fuqizuar rrjedhën.

Uji ka marrë pesë familjarët, ndërsa të afërmit kanë njoftuar Policinë rreth orës 21:00.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur në zonë dhe, pas rreth katër orësh kërkime, kanë arritur të shpëtojnë katër prej personave.

Vajza rreth 7 vjeç nuk u gjet dhe dyshohej se ishte marrë nga rrjedha e fortë e lumit. Trupi i pajetë i vajzës së vogël u gjet paraditen e sotme pas disa orësh kërkimesh.

Policia ka nisur hetimet, ndërsa pritet të sqarohen edhe rrethanat e plota të ngjarjes dhe nëse rritja e nivelit të ujit lidhet me hapjen e portave të hidrocentralit.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick