Kërcënimet me bombë, Antiterrori kërkon ndihmën e Europol-it

Facebook
WhatsApp

Ky është rasti i dytë brenda vitit, pas një alarmi të ngjashëm pak muaj më parë në një qendër tregtare. Më herët, SPAK ngriti akuza në mungesë ndaj një shtetasi rus të identifikuar si Vladislav Urban, për shkak se në 2023 dërgoi një email kërcënues me bombë, që e kishte vendosur, sipas tij, në aeroportin e Rinasit

Mbas dy e-maileve të dërguara mbi 100 institucioneve, ku kërcënohej me vendosjen e një bombe, Antiterrori ka vënë në dijeni dhe ka kërkuar ndihmë për hetime të specializuara në këtë fushë nga Europol.

Sipas burimeve hetimet janë fokusuar në fushën kibernetike dhe çështja do t’i përcillet ditën e sotme Prokurorisë për veprën “përhapje e informatave të rreme që nxisin panik”, neni 267 i Kodit Penal.

Grupi i hetimit beson, duke u bazuar në të dyja tekstet që janë shpërndarë ditën e kaluar, në orën tetë, në dhjetëra institucione duke paralajmëruar bombë, se teksti është i përkthyer në shqip me Google Translate dhe si shembull sollën Hoxha fjalinë “Ky është Shteti Islamik”, të shkruar në emailin kërcënues “Kjo është Shteti Islamik”.

Lista e institucioneve është e gjatë, tek të cilat ditën e djeshme, pas evakuimit dhe kontrolleve me qen antieksplozivë, oficerë të policisë gjyqësore kryen veprime në këqyrjen e emaileve, duke i administruar si prova.

Mes tyre gjykatat, përjashto Kushtetuesen dhe Gjykatën e Lartë, Ministria e Brendshme, Ministria e Mjedisit, Meteorologjia, QKB, Sigurimet Shoqërore, Inspektorati Shëndetësor, Agjencia e Pyjeve, disa bashki.

Në email paralajmërohej se ishte vendosur bombë dhe se do të shpërthente për dy orë. Ky është rasti i dytë brenda vitit, pas një alarmi të ngjashëm pak muaj më parë në një qendër tregtare.

Më herët, SPAK ngriti akuza në mungesë ndaj një shtetasi rus të identifikuar si Vladislav Urban, për shkak se në 2023 dërgoi një email kërcënues me bombë, që e kishte vendosur, sipas tij, në aeroportin e Rinasit dhe do ta shpërthente nëse Shqipëria nuk e njihte Kosovën si Serbi.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick