Korçë\ Dështon aksioni i RENEA për kapjen e të dënuarit për vrasje

Facebook
WhatsApp

Efektivët kanë rrethuar një pallat në qytet, ku dyshohej se mund të fshihej personi i kërkuar. Pas kontrolleve, RENEA dhe policia nuk kanë mundur ta lokalizojnë atë.

Forcat RENEA kanë mbërritur mëngjesin e kësaj të shtune në Korçë, pas dyshimeve se në qytet fshihet një person me rrezikshmëri shumë të lartë, i dënuar me 18 vite burg për vrasje.

Personi i kërkuar është identifikuar si Mihallaq Përgjika. Burime nga Drejtoria Vendore e Policisë së Korçës bëjnë me dije se Përgjika dyshohej se fshihej në një pallat në qytet, çka solli angazhimin e forcave speciale RENEA në operacion.

Mësohet se Përgjika ka qëndruar për një periudhë jashtë shtetit dhe së fundmi është rikthyer në Korçë.

Sipas të njëjtave burime, ka qenë drejtori i Policisë së Korçës, Vilson Bala, ai që ka kërkuar mbështetjen e forcave RENEA, për shkak të rrezikshmërisë së dyshuar të personit dhe me qëllim të shmangies së çdo incidenti gjatë ndërhyrjes.

Megjithatë, pas kontrolleve të kryera, Përgjika nuk është lokalizuar në Korçë dhe operacioni nuk ka sjellë arrestimin e tij.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick