Greqia ul çmimet për familjet dhe shtresat në nevojë

Facebook
WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se krizës së thellë politike në vend i është shtuar edhe ajo ekonomike, ndërsa akuzoi qeverinë se nuk po ndërmerr masa përballë rritjes së çmimeve.Berisha solli si shembull masat e ndërmarra së fundmi në Greqi, ku qeveria ka vendosur uljen me 5 deri në 30 për qind të çmimeve për rreth 1,600 artikuj.

Në Greqi ka nisur sot zbatimi i Nismës Kombëtare për Uljen e Çmimeve, një marrëveshje mes qeverisë dhe sektorit të tregtisë që synon të ulë kostot për konsumatorët.

Mbi 1,660 produkte janë përfshirë deri tani në nismë, ndërsa ulja mesatare e çmimeve është rreth 7%. Për disa produkte, ulja arrin deri në 30%.

Konsumatorët grekë do t’i identifikojnë produktet e përfshira përmes një etikete të posaçme në raftet e supermarketeve, me mbishkrimin “Ulja e Çmimeve – Nisma Kombëtare në praktikë”. Në etiketë do të shfaqet çmimi i ri, ndërsa informacioni i detajuar për produktet dhe përqindjen e uljes do të jetë i disponueshëm online përmes platformës “PosoKanei”.

Sipas të dhënave të fundit, rreth 900 produkte të markave të njohura kanë ulje mesatare prej 7%, ndërsa për disa prej tyre zbritja shkon deri në 30%. Në listë janë përfshirë gjithashtu mbi 450 artikuj shkollorë, me ulje mesatare rreth 10%, rreth 250 produkte me markë private me ulje prej 7%, si dhe mbi 60 produkte mishi, me një ulje mesatare prej 7.2%.

Në nismë marrin pjesë më shumë se 90 kompani furnizuese, 12 rrjete supermarketesh dhe 3 rrjete dyqanesh lodrash dhe artikujsh shkollorë.

Një element i rëndësishëm është se ulja përfundimtare mund të jetë edhe më e madhe se 7%. Supermarketet mund të aplikojnë një zbritje shtesë mbi uljen e ofruar nga furnizuesit, ndaj i njëjti produkt mund të ketë çmime të ndryshme nga një rrjet supermarketesh në tjetrin.

Masa nuk është një promocion afatshkurtër. Uljet do të qëndrojnë në fuqi për dy deri në katër muaj, në varësi të produktit dhe kompanisë.

Nisma vjen pas një marrëveshjeje mes qeverisë greke, industrisë dhe sektorit të shitjes me pakicë, fillimisht për ngrirjen e çmimeve gjatë korrikut dhe gushtit dhe më pas për zgjerimin e listës së produkteve me çmime të reduktuara.

Autoritetet greke vlerësojnë se masat mund të ndihmojnë në zbutjen e presioneve inflacioniste, veçanërisht në sektorin e ushqimeve. Sfida kryesore mbetet që uljet e shpallura të përkthehen në kursime reale për familjet greke.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se krizës së thellë politike në vend i është shtuar edhe ajo ekonomike, ndërsa akuzoi qeverinë se nuk po ndërmerr masa përballë rritjes së çmimeve.

Berisha solli si shembull masat e ndërmarra së fundmi në Greqi, ku qeveria ka vendosur uljen me 5 deri në 30 për qind të çmimeve për rreth 1,600 artikuj.

Në këtë kategori përfshihen ushqimet bazë, artikujt shkollorë dhe produkte të tjera me përdorim të gjerë nga konsumatorët.

Në Shqipëri, sipas Berishës, panorama është krejt tjetër. Kreu i PD-së akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë për indiferencë ndaj rritjes së çmimeve, ndërsa ironizoi se kreu i qeverisë “jeton në kullën e fildishtë të pushtetit”.

“Ndërkohë çmimet në Shqipëri sipas statistikave të fundit, çmimet e ushqimeve këtë vit u rritën 5 herë më shumë sesa mesatarja e vendeve të BE. qeveria ka zero reagim dhe zero veprime. Këto të dhëna së bashku me të dhënat e tjera që faktojnë se 30% shqiptarëve kërcënohen nga uria, janë kambanat e alarmit më të trishtë që bien në këtë vend. Indiferenca e Ramës ndaj kësaj situate, tejkalon qëndrimet më çnjerëzore. Për PD është jetike, heqja e tvsh për ushqimet. Subvencionimi i plotë i të gjitha shpenzimeve për shkollën bazuar në parimin e arsimit falas. Me kushtetutë arsimit është falas. Vendosja e minimumit jetik”, tha Berisha.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick