Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 30 gushtit 2026, kur 36-vjeçarja me incialet M. K., në muajin e shtatë të shtatzënisë, është paraqitur në maternitetin e Pogradecit në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Tre mjekë janë proceduar penalisht pas vdekjes së 36-vjeçares 7 muajshe shtatzënë, e cila fillimisht u paraqit në maternitetin e Pogradecit në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Policia e Pogradecit ka nisur hetimet për tre mjekë të maternitetit të qytetit, pas referimit të materialeve në Prokurori. Procedimi penal ka nisur ndaj B. D., 35 vjeçe, banuese në Elbasan, si dhe A. T., 40 vjeç, dhe S. Ç., 34 vjeç, të dy banues në Pogradec. Sipas Policisë, të tre ushtrojnë detyrën e mjekut në maternitetin e Pogradecit, dy kirurgë dhe një reanimator.
Bëhet fjalë për Blerta Delijën, 35 vjeçe, kirurge gjinekologe, banuese në Elbasan; Anri Topin, 40 vjeç, reanimator; dhe Saimir Çelën, 34 vjeç, kirurg, këta të fundit banues në Pogradec.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 30 gushtit 2026, kur 36-vjeçarja me incialet M. K., në muajin e shtatë të shtatzënisë, është paraqitur në maternitetin e Pogradecit në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Pas ekzaminimit nga tre mjekët, është vendosur që gruaja të transportohej me autoambulancë drejt Tiranës për ndihmë mjekësore të specializuar.
Gjatë rrugës, sipas të dhënave të policisë, gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar. Për këtë arsye, 36-vjeçarja është dërguar në maternitetin e spitalit të Elbasanit, ku është konstatuar se kishte humbur jetën.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme, ndërsa procedimi ndaj tre mjekëve ka nisur për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.
Në këtë fazë bëhet fjalë për procedim dhe hetim penal, ndërsa përgjegjësia konkrete e personave nën hetim mbetet për t’u përcaktuar nga organet e drejtësisë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit: B. D., 35 vjeçe, banues në Elbasan, A. T., 40 vjeç, dhe S. Ç., 34 vjeç, të dy banues në Pogradec, me detyrë mjekë në maternitetin e Pogradecit.
Mbrëmjen e datës 30.08.2026, është paraqitur në martenitetin e Pogradecit, në gjendje jo të mirë shëndetësore, shtetasja M. K., 36 vjeçe, 7 muajshe shtatzënë. Pas ekzaminimit nga këta tre mjekë, 36-vjeçarja është nisur me autoambulancë, për ndihmë mjekësore të specializuar në një maternitet në Tiranë, por duke qenë se gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar gjatë rrugës, ajo është dërguar në maternitetin e spitalit të Elbasanit, ku u konstatua se kishte humbur jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale ‘Neglizhenca në trajtimin mjekësor’”, njoftoi policia.









