Briken Calja merr medaljen e artë në “Taranto 2026”!

Facebook
WhatsApp

Suksesi i Caljas e çon në pesë numrin e medaljeve të Shqipërisë në “Taranto 2026”: dy të arta, një të argjendtë dhe dy të bronzta. Përpara suksesit të Caljas, kuqezinjtë kishin marrë tri medalje në mundje.

Briken Calja ka shkëlqyer në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke i dhuruar Shqipërisë një tjetër medalje të artë dhe duke vendosur një rekord të ri në këtë kompeticion. Peshëngritësi kuqezi triumfoi në kategorinë deri në 75 kilogramë, në stilin e shkëputjes, ku realizoi një paraqitje të jashtëzakonshme.

Calja e nisi garën me 147 kilogramë në provën e parë, ndërsa në tentativën e dytë ngriti me sukses 152 kilogramë. Në provën e tretë erdhi edhe momenti i madh. Peshëngritësi shqiptar ngriti 154 kilogramë, duke siguruar medaljen e artë dhe njëkohësisht duke vendosur rekord të ri të Lojërave Mesdhetare. Të treja tentativat e Caljas në shkëputje rezultuan të suksesshme, duke i dhënë Shqipërisë një tjetër triumf të rëndësishëm në Taranto.

Edhe medalje bronzi në shtytje

Calja nuk u ndal me medaljen e artë. Në stilin e shtytjes, ai arriti të marrë edhe medaljen e bronztë. Pas një tentative të dështuar me 182 kilogramë, shqiptari reagoi në provën e dytë dhe ngriti me sukses 184 kilogramë. Në tentativën e tretë ai provoi 187 kilogramë, por nuk ia doli ta realizonte ngritjen, duke u renditur i treti në këtë stil. Kështu, Briken Calja e mbyll paraqitjen në Lojërat Mesdhetare me dy medalje – një të artë dhe një të bronztë.

Shqipëria shton medaljet

Suksesi i Caljas e çon në pesë numrin e medaljeve të Shqipërisë në “Taranto 2026”: dy të arta, një të argjendtë dhe dy të bronzta. Përpara suksesit të Caljas, kuqezinjtë kishin marrë tri medalje në mundje. Islam Dudajev kishte fituar medaljen e artë, Zelimkhan Abakarov medaljen e argjendtë, ndërsa Ardit Zeneli medaljen e bronztë.

Me paraqitjen e tij në Taranto, Calja konfirmon edhe një herë vendin e tij mes emrave më të rëndësishëm të peshëngritjes shqiptare dhe i dhuron delegacionit kuqezi një tjetër moment krenarie në arenën ndërkombëtare.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick