Protestë në Vaun e Dejës pas vdekjes së dy të rinjve

Facebook
WhatsApp

Banorët kërkojnë që qendra shëndetësore e Vaut të Dejës të kthehet në një urgjencë funksionale, me mjekë 24 orë, ambulancë të përhershme dhe shërbime të plota për banorët.

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur më 30 gushtit, ku Sokol Preka, 40 vjeç, dhe David Deda, 46 vjeç humbën jetën pasi i zuri korrenti, banorët e Vaut të Dejës kanë dalë në protestë.

Protestuesit pretendojnë se ambulanca mbërriti rreth një orë e 30 minuta pas njoftimit, vonesë që, sipas tyre, ndikoi në humbjen e jetës së dy viktimave.

Banorët kërkojnë që qendra shëndetësore e Vaut të Dejës të kthehet në një urgjencë funksionale, me mjekë 24 orë, ambulancë të përhershme dhe shërbime të plota për banorët. Në protestë ishte edhe motra e Sokol Prekës.

E përlotur edhe motra e Sokol Prekës, kërkoi drejtësi për vëllain e saj dhe ngriti akuza për mungesën e reagimit në kohë të strukturave shëndetësore.

“Sot vdiqën dy vëllezër, Sokoli dhe Davidi. Dolen për të pirë kafe dhe dolën të vdekur. Spitali i Vaut të Dejës nuk ekziston, nuk ka ndihmë e asgjë. Të shkojë familjari të gjejë duke vdekur të afërmin e tij. Duam drejtësi për djemtë që vdiqën atje. Shkuan për një kafe dhe nuk na u kthyen më…”, u shpreh ajo.

Sokol Preka dhe David Deda ndërruan jetë, njëri në vendngjarje dhe tjetri disa minuta më vonë pasi ndihma mjekësore në kohën e duhur mungoi. Ngjarja ndodhi në orët e pasdites kur në qendrën shëndetësore të Vau Dejësit nuk ka mjek sepse janë vetëm me turn paradite.

Po ashtu ambulanca e Vau Dejësit ka afro 1 muaj e gjysmë që është jashtë funksionit për shkak të një defekti dhe derisa shkoi një ambulancë nga Shkodra ishte shumë vonë.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick