Bllokuan për dy orë Ramën në zyrë, arrestohen 14 protestues

Facebook
WhatsApp

Situata u tensionua më tej kur një pjesë e tyre u zhvendos në rrugicat pas godinës, pasi u përhap informacioni se kryeministri Edi Rama ndodhej në zyrën e tij. Protestuesit tentuan të afroheshin më tej drejt godinës së Kryeministrisë, ndërsa forcat e policisë ndërhynë duke përforcuar kordonin e sigurisë.

Një ditë pas protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, gjatë së cilës qytetarët qëndruan për rreth dy orë përreth godinës ndërsa kryeministri Edi Rama ndodhej në zyrë, policia ka arrestuar 14 persona.

Mes personave të arrestuar janë Arvina Lleshi, Bora Mitrovica, Edison Lika, Dritan Goxhaj, Erlind Alimeti, Arben Kola dhe Andi Tepelena. Deri në këtë fazë nuk janë bërë të ditur emrat e të gjithë personave të arrestuar dhe as akuzat konkrete ndaj secilit prej tyre.

Protesta e së martës, 1 shtator, u shoqërua me tensione dhe përplasje mes qytetarëve dhe forcave të policisë.

Fillimisht, protestuesit u grumbulluan në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë. Situata u tensionua më tej kur një pjesë e tyre u zhvendos në rrugicat pas godinës, pasi u përhap informacioni se kryeministri Edi Rama ndodhej në zyrën e tij.

Protestuesit tentuan të afroheshin më tej drejt godinës së Kryeministrisë, ndërsa forcat e policisë ndërhynë duke përforcuar kordonin e sigurisë. Në këto momente pati tensione dhe përplasje fizike mes protestuesve dhe efektivëve.

Gjatë protestës policia shoqëroi disa qytetarë. Pas këtyre veprimeve, një pjesë e protestuesve u zhvendos drejt Komisariatit nr. 3, ku kërkoi lirimin e personave të shoqëruar.

Bilanci i veprimeve të policisë një ditë pas protestës është 14 persona të arrestuar, ndërsa pritet të bëhen të ditura detaje të tjera mbi procedimet dhe akuzat që rëndojnë ndaj tyre.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick