SPAK zgjeron hetimet për Agasin, pyet të afërmit, kontroll te pronat

Facebook
WhatsApp

Sipas Strukturës së Posaçme, janë identifikuar dy grupe të strukturuara kriminale: i pari dyshohet se drejtohej nga biznesmenët Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi, ndërsa grupi tjetër drejtohej nga shtetasi Daniel Shima.

Prokuroria e Posaçme ka zgjeruar hetimet në drejtim të biznesmenit Ergys Agasi, i arrestuar rreth një javë më parë në zonën e Plepave në Durrës, pasi ishte shpallur në kërkim për dosjen e abuzimeve me tenderat e AKSHI-t.

Agjentët e BKH-së kanë marrë në pyetje dy persona që kanë dijeni për aktivitetin e Agasit, si dhe kanë ushtruar kontrolle të rrepta në pronat e tij në qytetin e Elbasanit.

Sipas Strukturës së Posaçme, janë identifikuar dy grupe të strukturuara kriminale: i pari dyshohet se drejtohej nga biznesmenët Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi, ndërsa grupi tjetër drejtohej nga shtetasi Daniel Shima.

Në kuadër të veprimeve të fundit hetimore, agjentët e BKH-së kanë marrë në pyetje dy persona që kanë dijeni për aktivitetin e Agasit, si dhe kanë ushtruar kontrolle të rrepta në pronat e tij në qytetin e Elbasanit.

Një element kyç për organin e akuzës mbetet zbërthimi i aparatit telefonik të sekuestruar, i cili pritet të zbulojë komunikime dhe prova me vlerë të rëndësishme për dosjen.

Nga ana tjeter, zhvllime ka edhe për bashkëpunëtorin e dyshuar, sipërmarrësin shqiptar Ermal Beqiri, i cili u arrestua së fundmi në Francë.

Edhe pse Beqiri po zhvillon një betejë ligjore në gjykatat francese për të bllokuar procesin, drejtësia shqiptare po këmbëngul për sjelljen e tij të menjëhershme në vend. Burime jozyrtare konfirmojnë se ai pritet të ekstradohet brenda muajit shtator për t’u përballur me prokurorët e SPAK-uti.

Ergys Agasi u arrestua të mërkurën e kaluar, në një operacion që u zhvillua mes BKH-së dhe Forcave Operacionale. Agasi ishte shpallur në kërkim, ndërkohë që dyshohet se përgjatë gjithë kësaj kohe ka qenë brenda vendit, dhe lëvizte nën shoqërinë e ish-zyrtarit të policisë Uljan Shpataraku. Agasi akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për 7 vepra penale, përfshirë korrupsionin, shkeljen e barazisë në tendera, dhe pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal.

Pavarësisht kërkesës së mbrojtjes, për një masë më të butë sigurie, Gjykata e Posaçme i komunikoi atij të premten masën e arrestit me burg, ndërsa u transferua në paraburgimin e Bradasheshit në Elbasan, ku do të qëndrojë i izoluar deri në përfundimin e hetimeve.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick