Bëhet me dije se drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit të rëndë.
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 17-vjeçari ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Golem të Shkodrës.
Sipas të dhënave paraprake të Policisë, rreth orës 14:20, një automjet me drejtues shtetasin A. M., 50 vjeç, është përplasur me një motomjet në të cilin udhëtonin dy persona.
Si pasojë e përplasjes, 17-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa personi tjetër që udhëtonte në motomjet, shtetasi E. N., 28 vjeç, ka mbetur i plagosur. Ai është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku po merr ndihmën mjekësore.
https://euronews.al/wp-content/uploads/2026/09/WhatsApp-Video-2026-09-02-at-16.47.46.mp4
Drejtuesi i automjetit, 50-vjeçari A. M., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.
Ndërkohë, grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit tragjik.









