58-vjeçarja dyshohet se kontaktonte qytetarë që kishin probleme me pronat dhe u premtonte se mund t’ua zgjidhte rastet pranë ASHK-së, duke pretenduar se kishte njohje në këtë institucion. Në këmbim të ndërhyrjes së premtuar, ajo dyshohet se merrte shuma parash.
Një rast mashtrimi është zbuluar në Tiranë, ku një 58-vjeçare u merrte para qytetarëve duke iu premtuar se përmes njohjeve që pretendonte se kishte në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, do t’u zgjidhte çështjet e pronave.
Sipas Policisë, nga kjo skemë janë përfituar mbi 100 mijë euro. Bëhet me dije se ka nisur procedimi në gjendje të lirë për bashkwpunëtoren e 58-vjeçares së arrestuar, 27-vjeçarja me incialet S.N.
Sipas Policisë, 58-vjeçarja dyshohet se kontaktonte qytetarë që kishin probleme me pronat dhe u premtonte se mund t’ua zgjidhte rastet pranë ASHK-së, duke pretenduar se kishte njohje në këtë institucion. Në këmbim të ndërhyrjes së premtuar, ajo dyshohet se merrte shuma parash.
Hetuesit dyshojnë gjithashtu se qytetarët pajiseshin me dokumente të falsifikuara. Nga veprimtaria e dyshuar e mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve, 58-vjeçarja dhe bashkëpunëtorja e saj dyshohet se kanë përfituar mbi 100 mijë euro nga persona të ndryshëm.
Hetimi nisi pas informacioneve të administruara nga gazetarët e emisionit investigativ “STOP”, të cilët ishin kontaktuar nga qytetarë që pretendonin se ishin mashtruar dhe pajisur me dokumente false.
Gjatë operacionit, Policia sekuestroi një shumë parash në euro, e dyshuar si e përfituar nga kjo veprimtari, disa certifikata të dyshuara të falsifikuara dhe dy telefona celularë.
“Dyshohet se kanë përvetësuar mbi 100 000 euro, duke mashtruar qytetarë, se do të ndërhynin në AShK, për t’iu zgjidhur rastet pronësore, dhe duke i pajisur me dokumente false, vihet në pranga 58-vjeçarja dhe në hetim bashkëpunëtorja e saj.
Sekuestrohen një shumë eurosh e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale, disa certifikata të dyshuara të falsifikuara dhe 2 celularë.
Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacionit të gazetarëve të emisionit investigativ “STOP”, se ishin kontaktuar nga shtetas të ndryshëm të pajisur me dokumente false nga një shtetase, e cila i kishte mashtruar se mund t’iu zgjidhte çeshtjet pronësore, pasi kishte të njohur në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në kuadër të operacionit të koduar “Premtimi”, ndaluan dhe vunë në pranga të dyshuarën, shtetasen S. D., 58 vjeçe.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëpunëtoren e dyshuar të 58-vjeçares, shtetasen S. N., 27 vjeçe.
Këto shtetase dyshohet se nëpërmjet veprimtarive kriminale të mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve, kanë përfituar mbi 100 000 euro, nga qytetarë të ndryshëm.
Në drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimi për të zbardhur dhe dokumentuar raste të tjera të kësaj veprimtarie kriminale, të kryera nga shtetasja S. D. dhe bashkëpunëtorja e saj.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore”.
Policia e Tiranës falënderon gazetarët e emisionit investigativ “STOP”, për bashkëpunimin, dhe i siguron se qytetarët dhe mediat, se do të marrin për çdo rast të paraqitur, shërbim policor të menjëhershëm, profesional dhe të mbështetur në ligj”, njofton policia.









