Kreu i PD-së në vitin 2021 u shpall nga SHBA “Non Grata” dhe jo më pak se disa kohë më parë, ai ka komunikuar zyrtarisht se e Ngarkuara me Punë në SHBA e ka vendosur në dijeni se mund të udhëtojë në SHBA.
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur këtë të premte nga Rinasi për mediat pak përpara se të nisej në SHBA për një vizitë zyrtare me një agjendë me takime me politikanë amerikanë dhe komunitete shqiparësh.
Berisha ka thënë nga Rinasi se ky sipas tij është udhëtimi i viteve. Kreu i PD-së në 2021 u shpall nga SHBA “Non Grata” dhe jo më pak se disa kohë më parë, ai ka komunikuar zyrtarisht se e Ngarkuara me Punë në SHBA e ka vendosur në dijeni se mund të udhëtojë në SHBA.
“Ky është udhëtimi i viteve për Shqipërinë. Nisem për në SHBA po me atë bindje si në mars të 1991 se vendi i madh i lirisë do mbështesë Shqipërinë dhe shqiptarët në përpjekjet e tyre për tu çliruar nga diktatura autoritare e bazuar në drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve.
Prania juaj këtu dëshmon se ky është udhëtimi i viteve për Shqipërinë. Në rrafshin tim unë shkoj dhe takoj miqtë e tij u them “Unë erdha”.-tha Berisha nga Rinasi.
Pyetje: Zoti Berisha, pyetja e parë. Keni udhëtuar shpesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si kryeministër keni takuar presidentë të ndryshëm. Po çfarë emocioni keni në këtë udhëtim? Është një emocion ndryshe apo shkoni i ftohtë?
Sali Berisha: Po, është ndryshe. Është ndryshe. Ka disa ngjashmëri. Ndonëse është vite dritë larg, por ka disa ngjashmëri me udhëtimin tim të parë në Shtetet e Bashkuara.
Pyetje: Është më i rëndësishmi ky udhëtim apo si do ta vlerësoni? Më historiku?
Sali Berisha: Është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Thashë, fakti që jeni këtu dëshmon se ju e ndjeni të drejtë se ky është udhëtimi i viteve për Shqipërinë.
Pyetje: Dhe një pyetje, biletën e biznes apo ekonomik class?
Sali Berisha: Faleminderit shumë. Faleminderit dhe mirupafshim.
Pyetje: Ju nisët fraksionin dhe ju drejtuat parlamentit duke thënë që unë erdha. A keni një mesazh për kryeministrin Rama tani që po niseni për në SHBA? Para pak minutash ka qenë në aeroport… Çfarë mesazhi keni për zotin Rama?
Sali Berisha: Për Padrinon, i them se po niset si Padrino dhe po arrin si Ramaduro.









