Bëhet me dije se, viktima është shtetasi me inicialet F. S., ndërsa rrethanat se si ka ndodhur ngjarja e rëndë nuk janë ende të qarta.
Një 40-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Lëpushë të Kelmendit, në Malësinë e Madhe, pasi dyshohet se është rrëzuar në një humnerë.
Bëhet me dije se, viktima është shtetasi me inicialet F. S., ndërsa rrethanat se si ka ndodhur ngjarja e rëndë nuk janë ende të qarta.
Raportohet se, rreth orës 10:52 është marrë njoftimi se një person dyshohej se kishte rënë në një humnerë në fshatin Lëpushë. Shërbimet e Policisë u nisën menjëherë drejt zonës dhe pasi mbërritën në vendngjarje, konstatuan se 40-vjeçari kishte humbur jetën.
Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e dëmtimeve të marra gjatë rënies. Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale dhe po mbledh të dhëna për të përcaktuar dinamikën dhe shkaqet e ngjarjes.
Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rënies fatale.









