Aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, 1 i vdekur dhe të 4 plagosur

Facebook
WhatsApp

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shpejtësia mbi normat e lejuara mund të ketë qenë një nga shkaqet e aksidentit, duke vështirësuar manovrimin e automjeteve.

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën Levan-Tepelenë, pranë vendit të njohur si “Rrethrrotullimi i Levanit”.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, një tip “Audi” dhe një tip “Benz”, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes së fortë, ka humbur jetën drejtuesi 55-vjeçar i automjetit “Audi”, Dashmir Beca.

Trupi i viktimës është transportuar drejt morgut, ndërsa drejtuesi i automjetit tjetër raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur edhe tre pasagjerë që udhëtonin në automjetin “Benz”. Edhe gjendja e tyre raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shpejtësia mbi normat e lejuara mund të ketë qenë një nga shkaqet e aksidentit, duke vështirësuar manovrimin e automjeteve.

Shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes mbeten për t’u përcaktuar nga hetimet.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick