Infantino i sfidon të gjithë, do rikandidojë për kreun e FIFA-s!

Facebook
WhatsApp

Ky hap sfidon hapur kundërshtarët e tij dhe federatat më të mëdha në botë, të cilat i kanë dalë kundër për menaxhimin e Botërorit të këtij viti dhe mbi të gjitha për idenë e shitjeve të të drejtave të këtij kompeticioni tek një kompani e tretë.

Pavarësisht situatës së vështirë që po kalon në krye të FIFA-s, Xhani Infantino ka vendosur zyrtarisht që të kandidojë për postin e presidentit, në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në pranverën e vitit 2027.

Lajmin e ka bërë të ditur një zyrtar i FIFA-s që ka konfirmuar se kreu i institucionit më të lartë në futbollin Botëror do të synojë mandatin e tij të katërt, pas fitoreve në vitin 2016, 2019 dhe 2023.

Një vendim që sfidon hapur kundërshtarët e tij dhe federatat më të mëdha në botë, të cilat i kanë dalë kundër për menaxhimin e Botërorit të këtij viti dhe mbi të gjitha për idenë e shitjeve të të drejtave të këtij kompeticioni tek një kompani e tretë. Plan që në fakt dështoi për shkak të presionit të botës së futbollit.

UEFA përmes presidentit Ceferin ka kërkuar që Infantino të mos kandidojë, teksa ka nisur një gjyq kundër tij.

Shumë federata të tjera si ajo angleze, italiane dhe holandeze kanë revokuar mbështetjen për Infantinon. E fundit është federata belge që rreshtohet mes shteteve kundër presidentit të FIFA-s.

Edhe federata shqiptare ka qenë ndër të parat që tërhoqi mbështetjen për Infantinon.

Mbetet për t’u parë lëvizjen që do të bëjë UEFA me federatat e saj për të nxjerrë përballë tij një kandidat të fortë për ta rrëzuar nga froni i presidentit.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick