Rrezikon deri 5 vjet burg, Zvicra zbulon të ardhmen e Xhakës!

Facebook
WhatsApp

Mesfushori i Sunderlandit dhe kapiteni i kombëtares helvete, pranoi se kishte marrë një certifikatë vaksinimi ati-Covid në një periudhë kur kishte dyshime dhe shqetësime të forta rreth vaksinës.

Granit Xhaka ka reaguar publikisht pas raportimeve se po hetohet në Zvicër lidhur me një certifikatë të rreme vaksinimi kundër COVID-19, të siguruar gjatë periudhës së pandemisë.

Mesfushori i Sunderlandit dhe kapiteni i Zvicrës pranoi se kishte marrë një certifikatë vaksinimi në një periudhë kur kishte dyshime dhe shqetësime të forta rreth vaksinës. Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, Xhaka tha se sot e konsideron atë vendim të gabuar.

Pasi pranoi se kishte marrë një certifikatë të falsifikuar vaksinimi, Granit Xhaka mungoi në grumbullimin e kombëtares zvicerane.

Disa orë më vonë, kreu i kësaj Federate, Peter Knäbel dha një intervistë për Blick dhe SRF, duke folur për mundësinë e largimit të Xhakës nga ekipi dhe shiritin e kapitenit.

Sipas Knäbel, pas diskutimit të përbashkët u vendos që Xhaka të mos merrte pjesë në grumbullimin e radhës, në mënyrë që skuadra të përqendrohej te ndeshjet e Ligës së Kombeve.

‘’Të dielën, Granit Xhaka më informoi se kishte marrë një certifikatë vaksinimi në vitin 2022 pa u vaksinuar vetë. Ai na tha gjithashtu se do ta bënte këtë publike të hënën dhe do të merrte përgjegjësi të plotë për të. Më pas vendosëm së bashku që ai ta anashkalonte këtë grumbullim, në mënyrë që skuadra të fokusohet plotësisht në fushatën e Ligës së Kombeve. Kjo ishte shumë e rëndësishme edhe për Granitin’’, tha ai.

Knäbel tha se Xhaka u shfaq reflektues dhe i qetë gjatë bisedës, ndërsa vlerësoi faktin që futbollisti mori përgjegjësinë për veprimin e tij, përcjell Shekulli.

‘’Ky është një rast i rëndësishëm për ne. Po flasim për lojtarin me numrin rekord të paraqitjeve me kombëtaren e Zvicrës. Ishte e rëndësishme për ne të dinim faktet. Graniti na i dha ato, po ashtu me qëllimin për të komunikuar qartë. Kjo na lejoi të përcaktojmë masat tona së bashku. Koha në të cilën ndodhi ishte tepër stresuese. Por të njohurit e njëri-tjetrit është gjithmonë një avantazh’’, njoftoi presidenti.

Sa i përket të ardhmes së Xhakës me kombëtaren, Knäbel bëri të ditur se pas përfundimit të grumbullimit do të zhvillohen diskutime për rolin e tij. Ai theksoi se për momentin janë lënë të hapura të gjitha opsionet.

‘’Ne e mirëpresim faktin që ai mori përsipër këtë përgjegjësi. Pas grumbullimit të skuadrës, ne do të diskutojmë së bashku se si do t’i japim formë të ardhmes. Ne zgjodhëm qëllimisht këtë qasje për të mbajtur të hapura të gjitha opsionet. Në këto diskutime të hapura dhe të sinqerta, ne do të gjejmë një zgjidhje që funksionon për të gjithë’’.

I pyetur nëse ishte diskutuar tërheqja e Xhakës nga kombëtarja, Knäbel u përgjigj: “Jo”. Për shiritin e kapitenit, ai tha se sjellja e Xhakës në këtë situatë ka treguar se si duhet të reagojë një kapiten, ndërsa vendimi për të ardhmen e tij do të diskutohet më vonë.

‘’Sjellja e tij ka treguar se si duhet të reagojë një kapiten në një situatë të tillë. Për gjithçka tjetër do të diskutojmë më vonë. Megjithatë, kjo është hera e dytë që ai bëhet protagonist i titujve negativë jashtë fushës së lojës. Lojtarët me karakter dhe personalitet janë padyshim të mirëpritur këtu, veçanërisht ata me cilësi si Granit Xhaka.

Natyrisht, dikush trupi i të cilit është vetë mjeti i tij i punës dhe jetesës, do të ketë shqetësime dhe do të përpiqet ta trajtojë atë me kujdes. Prandaj, unë mund t’i kuptoj mendimet dhe dyshimet e tij deri në njëfarë mase. Por unë nuk e shoh atë si një lojtar të padisiplinuar që vazhdimisht e kalon kufirin apo tërheq vëmendje negative.’’

Knäbel hodhi poshtë gjithashtu një krahasim të drejtpërdrejtë mes rastit të Xhakës dhe atij të Patrick Fischer, duke theksuar se në rastin e futbollistit nuk kishte një detyrim për vaksinim nga Federata Zvicerane e Futbollit, por vetëm një rekomandim.

‘’Unë shoh ndryshime të mëdha mes këtyre rasteve. Granitit nuk i duhej certifikata e vaksinimit për të marrë pjesë në një turne madhor apo në ndeshje ndërkombëtare. Federata Zvicerane e Futbollit (SFV) lëshoi një rekomandim për vaksinim në atë kohë, jo një detyrim. Prandaj, është një rast krejtësisht i ndryshëm nga ai i Patrick Fischer’’, tha kreu i Federatës.

Rreziku për Xhakën në këtë rast mund të jetë edhe penal, pasi rrezikon deri në 5 vit burg sipas legjislacionit helvet, mirëpo shqiptari po bashkëpunon me autoritetet për t’ia hedhur paq në një situatë të tillë.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick