Agasi/ Çfarë u gjet në telefonin e shefit të Policisë Shkencore

Facebook
WhatsApp

Kalluci me detyrë Shef i Policisë Shkencore, dyshohet se i ka dërguar Agasit, përpara arrestimit të tij, tre fotografi që lidhen me ekspertizën e një automjeti Land Rover Defender, me targë GG444AA.

Ka nisur në GJKKO seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të një procedimi penal ku dyshohet se kanë ndihmuar Ergys Agasin gjatë periudhës kur ai ishte person në kërkim.

Sipas të dhënave të hetimeve, Kalluci, me detyrë Shef i Policisë Shkencore, dyshohet se i ka dërguar Agasit, përpara arrestimit të tij, tre fotografi që lidhen me ekspertizën e një automjeti Land Rover Defender, me targë GG444AA, i cili ishte gjetur në ambientet e “Equos Resort”.

Materialet e ekspertizës dyshohet se janë dërguar gjatë muajit gusht, në kohën kur Agasi ishte ende në kërkim.

Hetimet kanë nxjerrë gjithashtu të dhëna të tjera nga pajisjet telefonike të personave të përfshirë në procedim. Sipas materialeve të bëra publike, në telefonin e Agasit janë gjetur të dhëna që lidhen me ndihmën që dyshohet se i është dhënë gjatë periudhës së qëndrimit të fshehur.

Në dosjen hetimore përmendet edhe roli i një kryekamarieri, i cili dyshohet se i dërgonte ushqime në banesën ku qëndronte i fshehur Agasi.

Në seancën e sotme, avokatët mbrojtës pritet të kërkojnë shpalljen e moskompetencës së GJKKO-së, ndërsa do t’i kërkojnë gjykatës edhe kohë për t’u njohur me aktet e dosjes.

GJKKO do të shqyrtojë kërkesat e palëve dhe do të vendosë lidhur me masat e sigurisë ndaj Kallucit dhe Sulejmanit.

Të dhënat e mësipërme janë pjesë e pretendimeve dhe materialeve të hetimit dhe jo një vendim përfundimtar gjyqësor. Vendimi mbi përgjegjësinë penale të personave të përfshirë do të merret nga gjykata në përfundim të procesit.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick