Protesta në Universitetin e Durrësit, Rama anulon vizitën!

Facebook
WhatsApp

Dita e parë e vitit të ri akademik në Durrës ka nisur me bojkot të mësimit nga studentët. Këta të fundit kanë bllokuar rrugën dhe paralajmëruan protestë, por kreu i qeverisë e anuloi vizitën.

Në ditën e parë të vitit të ri shkollor, ishte planifikuar që Rama të ishte i pranishëm në ceremoninë e organizuar dhe inaugurimit të godinës së re të Fakultetit të Studimeve Profesionale në Universitetin Aleksandër Moisiu në Durrës.

Mirëpo kryeministri e anuloi takimin e sotëm, në rrethana të paqarta. Megjithatë, ceremonia u zhvillua dhe e pranishme ishte dhe ministrja e arsimit, Mirela Kumbaro e cila mbajti fjalim dhe uroi një vit akademik sa më të suksesshëm për studentët.

Nga ana tjetër, dita e parë e vitit shkollor në Universitetin Aleksandër Moisiu në Durrës e gjeti vendin të “blinduar” ngas efektivë të shumtë.

Ndërsa në lidhje me aludimet se policia ka shoqëruar disa prej studentëve në ditën e parë të shkollës, ashtu siç pretendonin disa nga demokratët, nga ana e bluve thuhet se është shoqëruar vetëm një student, i cili pas sqarimeve me efektivët është liruar.

Mirëpo në rrjet është ngritur pyetja se çfarë e çoi Ramën në anulimin e takimit të sotëm? Deri më tani akoma nuk ka pasur detaje për të ditur shkakun e anulimit të takimit të sotëm në UAMD.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick