Turqi/ Gjimnazistja masakron me thikë shtatë nxënës

Facebook
WhatsApp

Pas incidentit, në vendngjarje mbërritën ekipet e emergjencës, ndërsa nxënësit e plagosur u transportuan në spital për të marrë trajtim mjekësor. Ndërkohë, autorja e dyshuar, nxënëse e klasës së 10-të, është arrestuar.

Një incident me thikë ka alarmuar një shkollë në Stamboll sot, ku një 15-vjeçare ka plagosur disa bashkëmoshatarë. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:40 në një shkollë të mesme në lagjen Başakşehir.

Pas incidentit, në vendngjarje mbërritën ekipet e emergjencës, ndërsa nxënësit e plagosur u transportuan në spital për të marrë trajtim mjekësor. Ndërkohë, autorja e dyshuar, nxënëse e klasës së 10-të, është arrestuar.

Sipas deklaratës së Guvernatorit të Başakşehirit, Cemil Özgür Onegi, fillimisht u raportua se shtatë nxënëse kishin mbetur të plagosura nga sulmi me thikë. Ato u dërguan në Spitalet e Qytetit Başakşehir Çam dhe Sakura, ndërsa tre prej tyre, sipas vlerësimeve të para mjekësore, ndodhen në gjendje kritike.

Edhe Zyra e Guvernatorit të Stambollit konfirmoi se incidenti nisi pas një përleshjeje mes nxënësve. Autoritetet kanë nisur hetime për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa vijojnë procedurat gjyqësore dhe administrative lidhur me ngjarjen.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick